Page 68 - Demo
P. 68
66Deri në shekullin XVII, arsimi u ofrohej vetëm shtresave të pasura shoqërore. Në Evropën e fundshekullit XVII, u vërejtën përpjekjet e para për krijimin e një shoqërie moderne, të bazuar në ndryshimin e marrëdhënieve mes politikës dhe fesë, të cilat nisën të shquhen si fusha të veçanta veprimtarish njerëzore. Kushtetuta e Republikës së Vajmarit (Republika gjermane gjatë viteve 1919-1933, e quajtur kështu, pasi kushtetuta e saj u hartua në qytetin e Vajmarit) e vitit 1919, përmbante një pjesë kushtuar “Arsimimit dhe Shkollimit” dhe i caktonte shtetit detyrën e garantuesit të arsimimit me anë të shkollimit të detyrueshëm dhe pa pagesë. Nënshkrimi i traktateve të ndryshme pas Luftës së Parë Botërore dhe proklamata e Deklaratës së Gjenevës më 1924 i prinë njohjes ndërkombëtare së të drejtës për arsimim. Historiku i së drejtës për arsim në Shqipëri Ofrimi i shërbimit arsimor për të gjithë, ka hasur vështirësi të shumta edhe në kontekstin shqiptar. Si pikënisje e historikut të shkollave shqipe dhe të arsimit tonë kombëtar, konsiderohet “Mësonjëtorja” e Korçës, e cila u çel më 7 mars 1887. Kjo shkollë pati natyrë kombëtare dhe demokratike, pasi në të mësonin fëmijë të shtresave të ndryshme. Ajo u bë vatër e rëndësishme për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare, për edukimin patriotik të brezit të ri dhe të masave popullore në vend.Pas Luftës së Dytë Botërore, përveç përpjekjeve për zhdukjen e analfabetizmit dhe zbatimin e arsimit të detyrueshëm për të gjithë, vihet re një politizim dhe ideologjizim i skajshëm i shkollës dhe mendimit pedagogjik.Pas viteve 1990, si rezultat i përpjekjeve për demokratizimin e arsimit dhe mbështetjen e tij në baza shkencore e pluraliste, shkollat shqiptare bëhen më gjithëpërfshirëse. Mundësitë e barabarta dhe cilësia e shërbimit arsimor sot në ShqipëriSikurse u tregua edhe në mësimin 4.1 dhe 4.2, dokumentet ndërkombëtare dhe legjislacioni shqiptar sanksionojnë të drejtën e çdokujt për arsimim.Në këto kushte, është detyrë e institucioneve arsimore që të hartojnë dhe zbatojnë politika arsimore me objektiva dhe detyra të përcaktuara qartë, të cilat bëjnë të mundur që çdo fëmijë të jetë pjesë aktive e procesit arsimor. Garantimi i mundësive të barabarta për të gjithë, shprehet edhe në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, nr 69/2012. Në nenin 32 të këtij ligji pohohet: “Institucioni arsimor ka për detyrë krijimin e mjedisit miqësor për nxënësit dhe të mundësive që secili nxënës të shfaqë, të zhvillojë individualitetin dhe të realizojë potencialin e tij në përputhje me këtë ligj.”DƵnjĞƵ<ŽŵďģƚĂƌŝƌƐŝŵŝƚΗDģƐŽŶũģƚŽƌũĂĞWĂƌģ^ŚƋŝƉĞΗ͕<ŽƌĕģArsimimi

