Page 7 - Demo
P. 7
5Tematika 1LigjiNë këtë tematikë, nxënësit/et kuptojnë mënyrën si formohen, ruhen dhe ndryshojnë marrëdhëniet shoqërore. Ata/ato dallojnë dhe shpjegojnë rolin dhe ndikimin e ndryshëm që kanë në shoqëri lloje dhe forma të caktuara institucionesh sociale, si: familja, shkolla, organizatat qytetare, arsimore, qeveritare dhe fetare duke shqyrtuar ndikimin e tyre në jetën e njerëzve. Ata/ato studiojnë gjithashtu larminë e marrëdhënieve midis individëve dhe grupeve në shoqëri, zbulojnë faktorët që qëndrojnë në themel të tyre, mënyrën si funksionojnë dhe ndryshojnë.

