Page 71 - Demo
P. 71
69Një nga faktorët që ndikojnë në përhapjen e analfabetizmit, është niveli i varfërisë së popullsisë. b. Analfabetizmi funksionalKëtë term, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën e përkufizon si më poshtë:“Një person është analfabet nga pikëpamja funksionale kur nuk mund të kryejë të gjitha aktivitetet që lidhen me njohuritë e përgjithshme (shkrim e këndim), të domosdoshme për funksionimin efikas të grupit a komunitetit të tij, si dhe për shfrytëzimin e mëtejshëm të aftësive për shkrim, këndim e njehsim, në dobi të zhvillimit vetjak dhe të komunitetit ku jeton.”Në vendet perëndimore, si analfabetë funksionalë klasifikohen kryesisht fëmijët apo të rriturit që vuajnë nga çrregullime mendore, si dhe emigrantët që kanë probleme me të kuptuarin e gjuhës së vendit pritës e, për rrjedhojë, me interpretimin e saj. Analfabetë funksionalë janë ata që shkojnë në shkollë ndoshta edhe 9 apo 12 vjeç, që dinë formalisht shkrim e këndim, por nuk arrijnë të kuptojnë atë që lexojnë. c. Sigurimi i standardeve të shkollës dhe arsimi cilësorProf. Erik Haniusheku (Eric A. Hanushek) nga SHBA-ja dhe Prof. Ludger Vësmani (Ludger Wößmann) nga Gjermania kanë studiuar dhe analizuar marrëdhënien mes arsimit dhe zhvillimit ekonomik të mjaft shteteve të botës. Ata nxorrën në pah se, më shumë se vitet e shkollimit apo numri i nxënësve, është cilësia e arsimit (arritjet në përvetësimin e njohurive) faktori që përcakton dallimin mes zhvillimeve të ndryshme ekonomike të shteteve. Rezultatet dhe arritjet Menaxhimi i infrastrukturësGjithëpërfshirjaStrategjia për zhvillimin e cilësisëUdhëheqja dhe menaxhimiProfesionalizmiKultura e shkollësKultura e mësimdhënies dhe nxëniesFushat e cilësisë së shkollësCilësia e arsimit pasqyrohet drejtpërsëdrejti në cilësinë e shkollës. Kjo e fundit mund të artikulohet nëpërmjet disa fushave (të paraqitura në diagram), të cilat janë të gjitha të nevojshme për të arritur një cilësi të lartë. d. Gjithëpërfshirja dhe mundësitë e barabartaGjithëpërfshirja në arsim, pra përfshirja e grupeve tradicionalisht të përjashtuara nga arsimi, është një nga problemet, i cili, prej disa vitesh, është kthyer në vëmendjen e politikëbërësve dhe administratorëve të institucioneve shkollore. Në mjaft raste, sigurimi i këtyre standardeve haset me vështirësi të mëdha edhe në vendet në zhvillim. Kështu, në vitin 2014, UNESCO-ja Arsimimi

