Page 74 - Demo
P. 74
72 Përfshirja e të rinjve Pjesëmarrja e të rinjve në projektimin e reformave arsimore ka rëndësi të veçantë. Së pari, duke qenë një grup interesi i lidhur drejtpërdrejt me çështjet e reformimit të arsimit, të rinjtë janë të aftë të identifikojnë probleme dhe çështje që duhet të jenë në qendër të vëmendjes.Së dyti, duke marrë pjesë në projektimin e reformave arsimore, të rinjtë fitojnë përvojë dhe aftësohen për t’u përfshirë në çështje të tjera shoqërore që duhen reformuar në vijim.Së treti, kjo pjesëmarrje e të rinjve në projektimin e reformave arsimore nxit vlerat e një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse, duke forcuar besimin e tyre në angazhimin qytetar. Shkolla si një shoqëri multietnike dhe multikulturoreLarmia e kulturave në popullatën e vendeve perëndimore sa vjen e shtohet dhe kjo dukuri është konstatuar gjerësisht kohët e fundit. Në mënyrë figurative, analistët socialë pohojnë se qytetet perëndimore, shkollat dhe rrugët po bëhen gjithnjë e më shumë “të ngjyrosura”, duke dëshmuar kështu multikulturalizmin e tyre. Multikulturalizmi lidhet me pranimin ose promovimin e shumë kulturave etnike në nivele të ndryshme organizative, si: shkolla, biznese, fqinjësi, qytete, kombe etj. Në këtë këndvështim, multikulturalistët mbështetin statusin e barabartë mes grupeve sociale dhe individëve me përkatësi të ndryshme etnike, fetare etj., duke përkrahur kështu vlerat e komuniteteve që ata përfaqësojnë. Arsimimi

