Page 78 - Demo
P. 78
76 Çfarë është shëndeti?Shëndeti është një aspekt shumë i rëndësishëm i jetës së njeriut. Pavarësisht nga mosha, gjinia, statusi ekonomiko-shoqëror apo etnik, ne e konsiderojmë shëndetin si pasurinë tonë themelore. Madje, në mënyrë disi filozofike, shpeshherë, njerëzit i referohen konceptit të shëndetit si “një qëllim më vete i ekzistencës”. Në njëfarë mënyre, tema e shëndetit është e pranishme pothuajse në të gjitha kontekstet apo përmasat e ekzistencës së shoqërisë njerëzore. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shëndeti është një mirëqenie e plotë fizike, mendore dhe sociale dhe jo vetëm mungesë e sëmundjes ose pafuqisë. Shëndeti si një e drejtë themelore e njeriutE drejta për shëndet është një nga të drejtat themelore të njeriut. Në rrafshin ndërkombëtar, e drejta për shëndet është shpallur për herë të parë në kushtetutën e Organizatës Botërore të Shëndetit (1946), sipas së cilës: “Të gëzosh standardet më të larta të mundshme të shëndetit, është një nga të drejtat themelore të çdo qenieje njerëzore, pa dallim race, besimi, bindjeje politike, gjendjeje sociale apo ekonomike”. Neni 25 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (1948) e përmend, gjithashtu, shëndetin si pjesë të së drejtës për një standard të përshtatshëm jetese. Çfarë është e drejta për shëndet? Disa aspekte të së drejtës për shëndet janë: x E drejta për shëndet është një e drejtë përfshirëse.Ajo përfshin një sërë faktorësh të nevojshëm për një jetë të shëndetshme, si: ujë dhe ushqim në përputhje me kërkesat e higjienës, ushqyerje dhe strehim të përshtatshëm, kushte mjedisore të shëndetshme, edukim dhe informim në lidhje me çështjet e shëndetit, si dhe barazi gjinore. tema 1+2 Shëndeti, një e drejtë themelore e njeriutTerma dhe koncepte: VKQGHWHGUHMWSUVKQGHWHGUHMWSUNXMGHVVKQGHWVRUFtesë për diskutim/ŶĚŝǀŝĚģƚģŶĚƌLJƐŚģŵƐŽůůģŶŝŶƚĞƌƉƌĞƟŵĞƚģŶĚƌLJƐŚŵĞƚģƚĞƌŵŝƚ͞ƐŚģŶĚĞƚ͘͟ͲEũģĞŵŽƐŚƵĂƌ͗͞^ŚģŶĚĞƟģƐŚƚģŶũģƚƌƵƉƉĂƐģŵƵŶĚũĞ͘͟ͲEũģƐƉŽƌƟƐƚĞ͗͞^ŚģŶĚĞƚĚŽƚģƚŚŽƚģƚģũĞƐŚŶģŐũĞŶĚũĞƚģŵŝƌģĮnjŝŬĞ͘͟ͲEũģŐũŝŵŶĂnjŝƐƚ͗͞^ŚģŶĚĞƟŶĂďģŶƚģŶĚŝŚĞŵŝƉůŽƚĞŶĞƌŐũŝĞŐũĂůůģƌŝ͘͟ͲEũģƋLJƚĞƚĂƌĞ͗͞^ŚģŶĚĞƟŬƌŝũŽŶŬƵƐŚƚĞƉģƌŵĂƌƌģĚŚģŶŝĞƚģŵŝƌĂƐŚŽƋģƌŽƌĞ͘͟Sipas mendimit tuaj, ç’do të thotë “të jesh i shëndetshëm”?

