Page 79 - Demo
P. 79
77x E drejta për shëndet bazohet në liri.Kjo liri përfshin të drejtën për të mos iu nënshtruar trajtimit mjekësor jokonsensual, apo për të mos pësuar tortura dhe ndëshkime të tjera mizore, çnjerëzore ose poshtëruese. x E drejta për shëndet nënkupton disa të drejta të tjera, si p.sh.:- Të drejtën për një sistem mbrojtjeje shëndetësore, që siguron mundësi të barabarta për të gjithë;- Të drejtën për parandalimin, trajtimin dhe kontrollin e sëmundjeve;- Mundësinë për të siguruar barnat e domosdoshme;- Të drejtën për shëndet të nënës dhe fëmijës, si dhe të drejtën për shëndet riprodhues;- Mundësi të barabarta dhe brenda afateve të përshtatshme për të përfituar nga shërbimet shëndetësore bazë;- Përfshirjen e opinionit të komunitetit në vendimmarrjen shëndetësore në nivele kombëtare dhe komunitare.x Shërbimet shëndetësore duhet t’u sigurohen të gjithëve, pa ndonjë diskriminim.Shërbimet shëndetësore duhet të përmbushin edhe kushtet fizike (të ofrohen në mjedise të sigurta për të gjitha grupet e popullsisë, duke përfshirë fëmijët, adoleshentët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe grupet e tjera me nevoja specifike) dhe financiare që lejojnë shfrytëzimin e tyre. Së fundi, një shtet duhet të vërë në dispozicion të qytetarëve të vet një sasi të mjaftueshme shërbimesh, pajisjesh dhe mjedisesh për kujdesin shëndetësor. Legjislacioni për shëndetinE drejta për standardin më të lartë të mundshëm të shëndetit është një e drejtë e njohur në legjislacionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Instrumente ndërkombëtare dhe rajonale mbi të drejtat e njeriut e trajtojnë në mënyra të ndryshme të drejtën për shëndet. Disa synojnë zbatimin e përgjithshëm të tyre, ndërsa disa të tjera përqendrohen në të drejtat e grupeve specifike, si: gratë, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara etj.ShëndetiTraktatet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që njohin të drejtën për shëndet:x Konventa Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racial (1965): neni 5; x Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (1966): neni 12; x Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit të Grave (1979): neni 11 (1) (f), neni 12 dhe neni 14 (2) (b); x Konventa për të Drejtat e Fëmijës (1989): neni 24;x Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve Emigrantë dhe të Anëtarëve të Familjeve të tyre (1990): neni 28, neni 43 (e) dhe neni 45 (c); x Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (2006): neni 25.

