Page 83 - Demo
P. 83
81Parandalimi parësor i referohet veprimeve që kanë për qëllim shmangien e zhvillimit të sëmundjes. Programet që i përkasin këtij niveli u drejtohen të gjithëve dhe synojnë të përmirësojnë informimin për rreziqet shëndetësore dhe sjelljet që ndikojnë mbi shëndetin, të tilla si ushqyerja, aktiviteti fizik, abuzimi me duhanin, alkoolin dhe drogat etj. Gjithashtu, në këtë nivel parandalimi, përfshihet edhe programi i vaksinimit sipas kalendarit moshor, i cili synon të mbrojë të gjithë individët nga sëmundjet ngjitëse. Parandalimi sekondar i referohet marrjes së masave për zbulimin e hershëm të sëmundjes, e cila është “instaluar” tashmë. Këtu bëjnë pjesë programe depistuese që synojnë kapjen e hershme të sëmundjeve para se ato të japin shenja klinike (p.sh. mamografia, PAP-testi, matja e tensionit arterial), apo parandalimin e keqformimeve të lindura. Këto programe janë veçanërisht efikase për zbulimin e sëmundjeve kronike, të tilla si sëmundjet e zemrës, diabeti, tumoret etj., të cilat duan një kohë të gjatë për t’u zhvilluar. Kapja e hershme e këtyre sëmundjeve rrit shumë shanset për shërim të plotë, për ngadalësim apo spostim në kohë të zhvillimit të tyre. Parandalimi terciar i referohet ndërhyrjeve të projektuara për të ndaluar progresin e një sëmundje të krijuar dhe për të kontrolluar pasojat negative të saj. Shembull konkret i parandalimit terciar është diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjes nga personeli shëndetësor. Nëpërmjet këtij niveli parandalimi, synohet që të shërohen plotësisht, apo të rehabilitohen, sa më shumë individë të sëmurë, duke i kthyer ata në shoqëri, pavarësisht shkallës së paaftësisë. Informacioni shëndetësor Në ditët e sotme, falë zhvillimit të madh të teknologjisë, nëse kemi nevojë për informacion rreth një çështjeje shëndetësore, mund të përdorim internetin dhe të gjejmë një përgjigje për pothuajse çdo lloj pyetjeje që mund të kemi. Por, sa i besueshëm është ky informacion? Informacioni shëndetësor që vjen nga burime të sigurta ndihmon individët, familjet dhe komunitetet për të mësuar më shumë rreth shëndetit dhe sëmundjes, rreth faktorëve të rrezikut për një Shëndeti

