Page 86 - Demo
P. 86
84ndriçimit, shmangia e dyshemeve të rrëshqitshme, përdorimi i kujdesshëm i pajisjeve që mund të shkaktojnë zjarr dhe mbajtja e fëmijëve nën vëzhgim përmirësojnë sigurinë në shtëpi. Rreziqet në rrugë: aksidentet rrugore përbëjnë një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në moshë të re, veçanërisht te meshkujt. Përdorimi i mjeteve mbrojtëse (rrip sigurimi, kaskë), zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët, mospërdorimi i substancave të dëmshme, si: alkooli dhe droga, gjatë drejtimit të mjetit, përbëjnë disa nga masat kryesore që rritin sigurinë e përdoruesve të rrugës dhe shmangin aksidentet rrugore. Rreziqet në vendet e punës: rreziqet më të shpeshta në vendet e punës lidhen me rëniet nga lart, rrëshqitjet, zjarrin, zhurmat, goditjet elektrike dhe rrezatimin. Sjelljet që përmirësojnë sigurinë në punë (përdorimi i mjeteve mbrojtëse, kontrolli i pajisjeve, sistemet paralajmëruese), zbatimi i rregullores së brendshme dhe trajnimet tematike në këtë aspekt janë metoda efikase për të rritur sigurinë në vendin e punës. Disa nga “armiqtë” kryesorë të shëndetitFaktorë të mënyrës së jetesës, si: përdorimi i duhanit, i alkoolit dhe drogave të tjera të paligjshme, apo marrëdhëniet seksuale të pambrojtura, konsiderohen si “armiq” të shëndetit. DuhaniDuhanpirja konsiderohet si shkaktari kryesor i vdekjeve të parandalueshme. Duhani është përgjegjës për disa sëmundje, si: kanceri i mushkërive, sëmundjet kronike të mushkërive (emfizema dhe bronkiti kronik) dhe sëmundjet e zemrës. Abuzimi me substancat e dëmshme (alkoolin, drogat e paligjshme)Abuzimi me substancat e dëmshme i referohet përdorimit të substancave me ndikim në psikikën e njeriut, siç janë: alkooli dhe drogat e tjera të paligjshme. Përdorimi i tyre shoqërohet me pasoja të rënda për shëndetin e rrethin shoqëror të individit, por edhe me marrëdhënie seksuale të pambrojtura, dhunë, vdekje, aksidente rrugore, vrasje dhe vetëvrasje, varësi fizike apo psikologjike. Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme Prania e Infeksioneve Seksualisht të Transmetueshme (IST) lidhet kryesisht me kryerjen e marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, e cila është një sjellje që haset shpesh midis të rinjve. Infeksionet nga virusi HIV përbëjnë një kërcënim të madh për jetën, pasi sëmundja që shkaktohet prej tij (Sida), mbetet, sot e kësaj dite, e pashërueshme dhe me vdekshmëri të lartë. Mbipesha (Obeziteti)Mbipesha është, zakonisht, pasojë e kombinimit të një diete me shumë kalori dhe mungesës së aktivitetit fizik. Sot, ajo konsiderohet si faktor me ndikim të madh në zhvillimin e sëmundjeve kronike, si: sëmundjet e zemrës, kanceri dhe diabeti. Shëndeti

