Page 89 - Demo
P. 89


                                    87 Legjislacioni shqiptar për  “kërcënuesit” e shëndetitLigji “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”(Ligji nr. 9636, datë 6.11.2006)Ky ligj (i përmirësuar tri herë) është në qendër të programit efektiv të kontrollit të duhanit në Shqipëri. Ai synon të mbrojë shëndetin e popullatës nga ndikimi negativ i produkteve të duhanit dhe ekspozimit të pavullnetshëm ndaj tymit të tyre. Ligji ndalon përdorimin e duhanit në mjedise publike dhe penalizon jo vetëm duhanpirësin, por edhe subjektet/institucionet në të cilat kryhet ky akt. Ligji “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit” (Ligj nr. 9518, datë 18.4.2006)Ky ligj ka si qëllim parandalimin e pasojave shëndetësore të konsumit të pijeve alkoolike nga të miturit (nën tetëmbëdhjetë vjeç). Ligji ndalon shitjen dhe përdorimin e pijeve alkoolike nga personat nën tetëmbëdhjetë vjeç në vende publike dhe penalizon për kundërvajtje subjektet që u tregtojnë ose u ofrojnë pije alkoolike të miturve. Ligji “Për parandalimin dhe kontrollin e HIV/AIDS-it”(Ligji nr. 9952, datë 14.7.2008)Ky ligj ka si qëllim të parandalojë dhe të kontrollojë HIV/AIDS-in si dhe të marrë masa për kujdesin, trajtimin dhe mbështetjen e personave që vuajnë nga kjo sëmundje. Për këta persona, ligji garanton: kujdes shëndetësor dhe trajtim me barna falas në institucionet shëndetësore publike; mbrojtje nga diskriminimi; ruajtje të konfidencialitetit; arsimim në të gjitha nivelet e sistemit arsimor, publik ose privat; punësim, në përshtatje me kërkesat e vendit të punës. Legjislacioni për përdorimin e substancave narkotike Ligji “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotropeve” parashikon masa për të parandaluar trafikun e substancave narkotike ose psikotropeve. Kurse Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, parashikon masa të rrepta (burgim) ndaj atyre që nxitin përdorimin e këtyre lëndëve te të tjerët, pa dijeninë apo pëlqimin e tyre. Shëndeti
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93