Page 9 - Demo
P. 9
7Që një normë, rregull apo vlerë shoqërore të shndërrohet pas njëfarë kohe në ligj, ajo duhet të plotësojë tri kushte:ttë jetë e përsëritur në kohë dhe të ketë marrë pëlqimin e plotë të pjesëtarëve të shoqërisë;ttë jetë miratuar nga organet kompetente të kohës;ttë përmbajë sanksione të niveleve të ndryshme, të zbatueshme nga organet kompetente.Përveç traditave dhe zakoneve, një shoqëri në një fazë të caktuar të zhvillimit të saj, karakterizohet edhe nga norma dhe vlera të caktuara, të cilat përbëjnë, në thelb, kulturën e kësaj shoqërie. Kjo i bën këto norma e vlera të perceptohen si karakteristika të një shoqërie të caktuar. Për këtë arsye, shoqëri të ndryshme kanë mekanizma të ndryshëm vetërregullues, pra, ligje të ndryshme në kohë dhe në hapësirë. Ligjet dhe qëllimet e tyre për një shoqëri më të mirë Gjatë fazave të ndryshme të zhvillimit të tyre, shoqëritë kanë miratuar ligje, të cilat kanë qenë të përshtatshme për kohën, por, më vonë, janë ndryshuar ose abroguar tërësisht. Kështu, ligjet e dikurshme për skllavërinë, sot nuk janë të konceptueshme. Nga ana tjetër, ligjet për ruajtjen e të dhënave personale ose për zotërimin e hapësirës ajrore, nuk do të kishin asnjë kuptim përpara Luftës së Dytë Botërore. Ligjet, ashtu si shoqëritë dhe të drejtat e njeriut, janë në evoluim të vazhdueshëm, në varësi të nevojave të njeriut brenda shoqërisë dhe në funksion të një bashkëjetese sa më të mirë. Shoqëritë që nuk e rregullojnë bashkekzistencën e anëtarëve të tyre nëpërmjet rregullave dhe ligjeve, quhen shoqëri anarkike. Ligjet rregullojnë bashkëjetesën e të qeverisurve me qeverisësit. ffiǀƌŽƉĂŶģanarkiŐũĂƚģůƵŌģƐϯϬͲǀũĞĕĂƌĞ;ϭϲϭϴͲϭϲϰϴͿ Jeta në një kolegj ushtarak'ƌĂǀƵƌģĞŐŽƌĂͲƐŶģ^ƉĂƌƚģLigji

