Page 91 - Demo
P. 91


                                    89Përmirësoni sjelljet tuaja shëndetësoreKy aktivitet synon të përmirësojë sjelljet shëndetësore të nxënësve, nëpërmjet përmirësimit të informacionit shëndetësor. Nxënësit ftohen të sjellin modele të sjelljeve të shëndetshme, duke theksuar përfitimet në shëndet. Udhëzim: Veprimtaria mund të realizohet në formën e leksioneve të hapura të drejtuara nga vetë nxënësit. Tryezë e rrumbullakët me aktorë përgjegjës për zbatimin e ligjit antiduhanQëllimi: Ky aktivitet ka për qëllim të mbledhë në një tryezë të përbashkët aktorë lokalë që janë përgjegjës për zbatimin e ligjit antiduhan, siç janë: përfaqësues nga Inspektorati Sanitar Shtetëror, profesionistë të edukimit dhe të propagandës shëndetësore, personel shëndetësor i shkollave, mësues, prindër dhe nxënës. Gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti, synohet:‡të theksohen efektet negative që ka duhani në shëndet; ‡të përcaktohen detyrat dhe kontributet e çdo aktori përgjegjës për të përmirësuar zbatimin e ligjit.Udhëzim: Ky aktivitet mund të zhvillohet në mjediset e shkollës dhe rekomandohet që përfundimet e tij të bëhen sa më publike të jetë e mundur.tema 6 Veprimtari praktike Detyrimet individuale dhe shoqërore për shëndetin
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95