Page 94 - Demo
P. 94
92një mjedis të papastër, pa gjelbërim e të çrregullt. Nga ana tjetër, shumë sëmundje përhapen te njerëzit nëpërmjet ujit, ajrit, tokës etj. Kështu që ruajtja e mjedisit i shërben, mbi të gjitha, cilësisë së jetës së vetë njerëzve.Ndër shekuj, njeriut i është dashur të përshtatet me mjedisin ku jeton, por edhe ta përshtatë atë me ekzistencën e tij, duke e ndryshuar, shpesh rrënjësisht. Ndryshimet e mjedisit, sidomos nëpërmjet teknologjisë, kanë sjellë përfitime të mëdha për njerëzimin, por, nga ana tjetër, ndërhyrja e paskrupull në mjedisin natyror është shoqëruar me pasoja të dëmshme për jetën në planet. Shembujt në këtë drejtim janë të shumtë: zhvillimi i industrisë për nxjerrjen e naftës ka çuar shpesh në ndotjen e ajrit e të ujit të zonës ku është vepruar; prerja e pemëve me qëllim përdorimin e drurit për ngrohje ose ndërtim, ka ndikuar në ndotjen e ajrit, erozionin e zonave kodrinore e të tjera. Studime të ndryshme kanë treguar se disa nga lëndët kimike industriale të emetuara janë shumë helmuese dhe mund të shkaktojnë defekte në lindje, dëmtime të përhershme të mushkërive, dëmtime në tru, kancer etj. Po kështu, mbeturinat që hedhim, gjatë dekompozimit, çlirojnë gaze që ulin cilësinë e ajrit që thithim.Pra, çdo veprimtari e dëmshme dhe e paplanifikuar në mjedis, në vend që të përmirësojë jetën e njeriut, mund t’i sjellë atij pasoja mjaft negative në të ardhmen. Në mënyrë të veçantë, duhet marrë parasysh ekspozimi i të rinjve ndaj këtyre dukurive, pasi trupi dhe truri i tyre është në rritje dhe kjo i bën më të ndjeshëm. Mjedisi i pastër i ndihmon që të gjithë, e veçanërisht të rinjtë, për të qenë në formë dhe të shëndetshëm. E drejta për të jetuar në një mjedis të shëndetshëmE drejta për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm është një e drejtë e rëndësishme e njeriut. Duke u nisur nga kjo e drejtë, njerëzit nxiten të njohin vlerën e të gjitha burimeve natyrore, përfshirë tokën, ajrin dhe ujin, mbrojtja e të cilave është thelbësore për jetën, si për brezat e sotëm, edhe për të ardhshmit. Krijimi i një mjedisi të shëndetshëm dhe të përshtatshëm nga pikëpamja ekologjike është tashmë një domosdoshmëri për njerëzimin.Në vitin 1972, Deklarata e Stokholmit mbi Mjedisin Njerëzor, e cila u miratua në Konferencën e Kombeve të Bashkuara, hodhi dritë mbi respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit. Siç deklarohet në hyrje të saj: “Të dy, si mjedisi njerëzor, ashtu edhe ai natyral, janë thelbësorë për mirëqenien e njeriut dhe për gëzimin paqësor të të drejtave të njeriut, përfshirë dhe të drejtën për jetën në vetvete.”. Ky koncept është shpjeguar në nenin 2 të “Konventës së Përgjegjshmërisë Civile për Pasojat e Dëmeve nga Aktivitetet Mjedisi

