Page 97 - Demo
P. 97
95 Roli i shkencës dhe i teknologjisë Shkenca dhe teknologjia kanë luajtur një rol të dyanshëm në jetën e njeriut në tokë. Nga njëra anë, ato kanë sjellë përfitime të mëdha për njerëzimin, por, nga ana tjetër, i kanë shkaktuar gjithashtu dëme të mëdha. Për shembull: zhvillimi i vrullshëm i industrisë ka nxitur vërtet konsumin masiv dhe rritjen e mirëqenies, por, nuk duhet harruar se ai shoqërohet me shtimin e sasisë së mbetjeve që depozitohen çdo ditë mbi sipërfaqen e tokës.Megjithatë, mjaft studiues besojnë se shkenca dhe teknologjia e forcojnë lidhjen e njeriut me natyrën. Ata mendojnë se, nëse arritjet shkencore dhe teknologjike do të përdoren me kujdes nga njerëzit, ato do të kthehen në funksion të ruajtjes së jetës në planet. Madje shkenca dhe teknologjia mund të shërbejnë për zgjidhjen e problemeve mjedisore që shkakton vetë zhvillimi i tyre. Kështu, për të eliminuar ndotjet që shkaktohen nga fabrikat dhe ndërmarrjet industriale, përdoren pajisje teknologjike, si: filtrat, impiantet e pastrimit të ujërave përpara shkarkimit etj. Shtetet e zhvilluara perëndimore zbatojnë norma të rrepta mjedisore që ndëshkojnë sipërmarrjet që nuk përdorin teknologji mbrojtëse në punën e tyre. Përpjekjet e njerëzimit për të ruajtur planetinKa disa mënyra për ta ruajtur planetin. Një kategori mënyrash lidhet me veprimin e shteteve, ndërsa tjetra, me atë të individëve.x Veprimi i shteteve: Parandalimi i katastrofaveShtetet dhe organizatat e mbrojnë planetin nëpërmjet përpilimit të akteve ligjore dhe marrëveshjeve përkatëse. Hartimi i politikave të nivelit ndërkombëtar, rajonal, kombëtar e lokal, në harmoni me njëra-tjetrën, e lehtëson përmbushjen e këtij qëllimi.Mjedisi

