Page 98 - Demo
P. 98


                                    96Edhe në Shqipëri hartohen herë pas here strategji dhe politika në mbrojtje të mjedisit. Në Strategjinë Ndërsektoriale 2015-2020, të hartuar nga Ministria e Mjedisit, politikat mjedisore të planifikuara janë përqendruar në administrimin e vazhdueshëm të mjedisit nëpërmjet: - reduktimit të ndotjes së ajrit dhe ndotjes akustike në zonat kryesore urbane dhe në zonat turistike; - parandalimit dhe kontrollit të integruar të ndotjes dhe të rreziqeve nga ndotja dhe aksidentet industriale; - kryerjes së Vlerësimeve të Ndikimit në Mjedis për projektet e zhvillimit; - administrimit të integruar të mbetjeve, sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe rritjes së ndërgjegjes sociale mbi efektet e dëmshme të mbetjeve në mjedis; - ngritjes së Sistemit Kombëtar për Administrimin e Kimikateve; - mbrojtjes dhe administrimit të vazhdueshëm të biodiversitetit, shtimit të sipërfaqes së Zonave të Mbrojtura etj.; - administrimit efikas të burimeve ujore nëpërmjet vendosjes së një rregulloreje për vëzhgimin dhe kontrollin e tyre; - administrimit të vazhdueshëm të burimeve të gjalla të ujërave detare dhe të ujërave të brendshme; - zhvillimit të pandërprerë dhe shumëfunksional të sipërfaqeve pyjore dhe kullosore. x Veprimi i individëve: “Mendoni globalisht, veproni lokalisht!”Shumë nga veprimet tona (si në planin individual, ashtu dhe në atë lokal), të cilat në shikim të parë nuk duken të efektshme, mund të ndihmojnë mjaft në shmangien e rreziqeve që i kanosen planetit tonë dhe në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në përgjithësi. Prandaj studiuesit na rekomandojnë: “Të mendojmë globalisht dhe të veprojmë lokalisht!”. Kështu, në mënyrë që të kontribuojmë në pakësimin e sasisë së gazit karbonik të çliruar në ajër, i cili është një nga shkaktarët kryesorë të ngrohjes globale, ne, si individë, mund të kursejmë energji elektrike, duke përdorur transportin publik, duke shmangur përdorimin e veturave të vjetruara, duke mbjellë një pemë etj.Mjedisi
                                
   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102