Page 108 - Demo
P. 108


                                    106TEMATIKA 3HISTORIA E TEATRIT DHE SHOQËRIAShpjegim termashavangardë – (fr.) pararojë. Përdoret për të treguar një lëvizje intelektuale, letrare ose artistike që thyen rregullat e traditës dhe është shumë përpara kohës së saj. PDWHULDOL]sP GLDOHNWLN – forma më e lartë e materializmit, që bazohet në kuptimin materialist të botës objektive dhe në metodën dialektike të njohjes së saj, në botëkuptimin se bota objektive ka karakter material dhe ekziston jashtë ndërgjegjes së njeriut dhe pavarësisht prej saj.VERIFIKONI NJOHURITË  Çfarë është teatri epik? Cilat janë teknikat që përdorte Brehti për të arritur qëllimet e tij? Cilat janë ndikimet që ka pasur Brehti në teatrin evropian? Kush është një nga përfaqësuesit më të suksesshëm të teatrit politik italian? Cilat janë veçoritë e krijimtarisë së tij? Bëni kërkime të mëtejshme për të njohur teatrin e Brehtit. Kërkoni gjithashtu informacion më të zgjeruar për ndikimet që pati Brehti tek DXWRUsWsWMHUsQs(YURSsHPsJMHUsPunë kërkimore individuale ose në grupPUNË KRIJUESE INDIVIDUALE OSE NË GRUP Nëpërmjet kërkimit (në libra për historinë e teatrit, në shtypin e kohës, duke intervistuar specialistë të teatrit, në internet etj.), merrni sa më shumë informacion për vënien në skenë të dramës satirë “Arturo Ui” në teatrin shqiptar dhe pastaj, në klasë, shkëmbeni të dhënat tuaja. Kërkoni në youtube, shikoni veprën e lartpërmendur dhe diskutoni në grup për mbresat tuaja në lidhje me të. Zgjidhni një fragment të shkurtër nga një vepër e Brehtit dhe përpiquni ta inskenoni, duke pasur parasysh parimet dhe teknikat e teatrit të tij.
                                
   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112