Page 112 - Demo
P. 112


                                    110TEMATIKA 3HISTORIA E TEATRIT DHE SHOQËRIAMejerholdit, teatri nuk duhej të krijonte iluzionin e realitetit. Përkundrazi, spektatori duhej të ishte i vetëdijshëm se ndodhej në teatër dhe, si realitet, duhej të pranonte realitetin skenik. Një nga mënyrat për të ardhur në këtë NRQFHSWLVKLQVNHQRJUD¿WsNRQVWUXNWLYLVWHTsSDUDTLVQLQVNHQD Ws QGsUWXDUD PH NRQVWUXNWH JMHRPHWULNH 7HDWUL LMejerholdit u quajt teatri i biomekanikës.Objekti i teatrit të Antonin Artosë (Antonin Artaud), 1896-1948 ishte ta transformonte njeriun jo nga pikëpamja sociale, por nga ajo psikologjike, duke çliruar forcat e errëta, të fshehta e surreale që trazonin shpirtin e tij. Koncepti vizionar i Antonin Artosë mbështetej në forcën magjike dhe në ritualet, të afta të çlironin impulse të thella, të dhunshme dhe erotike. Ai dëshironte të zbulonte egërsinë që vërente prapa të gjitha veprimeve njerëzore, përhapjen e së keqes dhe të dhunës seksuale. Ndaj ai e quajti teatrin e tij teatri i mizorisë. Për të realizuar qëllimin e tij, ai mbronte idenë e ndryshimeve rrënjësore në përdorimin e hapësirës skenike, shkrirjen e aktorit me publikun dhe përdorimin e plotë të fuqisë ndikuese të ndriçimit, të ngjyrës, të lëvizjes dhe të gjuhës.Një fragment nga një shfaqje e GrotovskitJerzi GrotovskiAntonin Artogjallë e aktorit me spektatorin. Grotovski u përpoq të krijonte një estetikë të re teatrale, të mbështetur te rituali. Kontributi i tij ka qenë shumë i madh në teatrin evropian. Askush tjetër në botë, që nga koha e Stanislavskit, nuk ka bërë si ai kërkime kaq të plota dhe të thella mbi karakteristikat dhe kuptimin e interpretimit aktoresk, mbi natyrën dhe VKNHQFsQ H SURFHVHYH PHQGRUH ¿]LNH GKHemocionale që lidhen me të.Regjisori tjetër reformator, polaku Jerzi Grotovski (1933-1999), me krijimin e teatrit të varfër, realizoi idealin e tij të teatrit të zhveshur nga çdo gjë tjetër, përveç gjërave më thelbësore. Ideja e dekoreve, e ndriçimit dhe e kostumeve ekstravagante që shpesh shoqëron teatrin, sipas Grotovskit, pasqyron vetëm anën e tij materialiste dhe si e tillë duhet eliminuar nga teatri. Nëse teatri duhet të jetë i pasur estetikisht dhe shpirtërisht, ai duhet të jetë i “varfër” në çdo gjë që e largon vëmendjen nga marrëdhënia e 
                                
   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116