Page 123 - Demo
P. 123


                                    121TEMATIKA 3HISTORIA E TEATRIT DHE SHOQËRIAKOMEDITË E ANDON ZAKO ÇAJUPIT22Lëvrimi i komedisë si lloj i gjinisë dramatike, është shprehje e zhvillimit dhe e emancipimit shoqëror, e forcimit të vetëdijes kritike të një shoqërie që synon të integrohet në proceset moderne të jetës së saj.Dihet se zhvillimi i komedisë, sidomos karakteri kritik e fshikullues i saj ndaj dukurive negative të shoqërisë, mund të bëhet kur ekziston njëfarë lirie e mendimit kritik. Realizmi dhe fryma kritike ndaj dukurive të jetës shoqërore dhe politike të kohës shprehen sidomos në komedinë e Çajupit.“Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër”Komedia “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër” është një pjesë në vargje. Ajo, më shumë se komedi e mëvetshme, është bashkimi i disa skenave plot humor të këndshëm, përmes të cilave Çajupi vë në lojë mendësi të prapambetura dhe zakone të jetës së fshatit shqiptar. Janë probleme që ai i pat rrahur dhe në krijime të tjera, por këtu ato tingëllojnë në harmoni me një atmosferë humori popullor që përshkon tërë veprën dhe që përbën një nga veçoritë dhe meritat e saj.një varg situatash e skenash komike dhe batutash plot humor. Dritëshkurtësia e një nëne që është bartëse dhe viktimë e patriarkalizmit, dembelizmi i burrave dhe kapadaillëku i tyre, grindjet e kota GKHWKDVKHWKHPHWHQMsPMHGLVLWsSUDSDPEHWXU¿JXUDJURWHVNHHQMsSULIWLTHMÀLWsJMLWKDYLKHQQslojë me një ton hokatar që përshkon dialogun e personazheve.Shigjetat e këtij humori godasin zakonin prapanik të martesave të të rinjve me moshë të papërshtatshme për njëri-tjetrin, zakon që e kishin sjellë kushtet ekonomike të jetës në fshatrat malore jugore. Tana do që të martojë të birin katërmbëdhjetëvjeçar me një vajzë më të madhe se ai, pasi “nuk do nuse për sisë, po për punët e shtëpisë”. Kjo bëhet shkak për Por nga galeria e pasur e karaktereve të komedisë, personazhi më i realizuar është Tana. Ajo është tipi i gruas fshatare, të cilën kushtet e jetës e detyrojnë të ngulë këmbë për një martesë që nuk i sjell lumturi të birit, duke u bërë në këtë mënyrë qesharake në sy të fshatit. Po këto kushte e shtyjnë nga ana tjetër, të shpotisë të shoqin dembel dhe indiferent për problemet jetike të familjes. Poster i një shfaqjeje bashkëkohore të komedisë \
                                
   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127