Page 124 - Demo
P. 124


                                    122TEMATIKA 3HISTORIA E TEATRIT DHE SHOQËRIAFragment nga filmi \vdekjes\komedia me të njëjtin titull e ÇajupitFragment nga filmi \në komedinë \“Pas vdekjes”Vepra tjetër komike e Çajupit “Pas vdekjes” është një komedi politiko-shoqërore. Në qendër të saj është vënë demaskimi i demagogjisë së xhonturqve dhe i bejlerëve që u bënë vegël e tyre, SUREOHPTsdDMXSLHNLVKWHWUDMWXDUHGKHWHSDPÀHWL.OXELL6HODQLNXW1JMDUMHW]KYLOORKHQQs]\\UDWe gazetës \ situate komike të gjetur me mjeshtëri. Doktor Adhamudhi vjen në zyrat e \beut abetaren e tij shqipe. Atje, doktori sheh rastësisht një nekrologji për deputetin Haxhi Aliu, që ende s'ka vdekur dhe i lind dëshira të dijë edhe ai se ç'do të shkruhet për të pas vdekjes. Këtë dëshirë e shfrytëzon me zgjuarsi shërbëtori i klubit, Zeneli, i cili fut në vrullin e shakasë së tij dhe të tjerë, mësonjësen Lulushe dhe gazetarin Vurko, i cili, nga ana e tij i vjen rrotull asaj. Por dy janë personazhet më të goditura të veprës: dr. Adhamudhi dhe Zeneli. Përmes doktor Adhamudhit, Çajupi demaskon tipin e politikanit sharlatan që bën lojën e xhonturqve dhe hiqet si atdhetar. Por, përmes këtij personazhi, shkrimtari vë në lojë edhe mendësinë e atyre njerëzve mendjemëdhenj, që kujtojnë se asnjë punë atdhetare ose punë tjetër nuk vlen nëse s'kanë qenë ata të pranishëm në të. Ky problem është bërë objekt satire në komedinë e Çajupit, sepse ka qenë një mendësi e përhapur që dëmtonte lëvizjen atdhetare e kulturore të shqiptarëve gjatë Rilindjes e më pas.Zeneli është tipi që u ngjan personazheve të shërbëtorëve në komeditë e Molierit. Me zgjuarsinë e tij karakteristike dhe me shpirtin praktik, ai përfaqëson njeriun e thjeshtë të popullit. Ky shërbëtor hokatar, që vë në lojë tipa si Adhamudhi, sjell në vepër mençurinë dhe humorin popullor.Rëndësia e komedive të Çajupit dhe jehona e tyreSi komediograf, Çajupi i dha përmbajtje e vend të ri komedisë në dramaturgjinë shqiptare, fryma e kritikës shoqërore e politike dhe humori popullor e pasuruan ketë zhanër pak të lëvruar më parë. Dy veprat e tij “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër” dhe “Pas vdekjes” qëndrojnë në themelet H NRPHGLRJUD¿Vs VRQs 0H NRPHGLQs ³3DVvdekjes”, ai i hapi udhën komedisë politike. Ajo u botua pas vdekjes së shkrimtarit dhe u bë një nga pjesët e repertorit të qëndrueshëm të tij, si në kohën kur u shkrua, ashtu edhe në ditët e sotme. Me “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër”, Çajupi krijoi komedinë realiste të zakoneve, ajo ka hyrë në fondin klasik të veprave komike për shkak të humorit të këndshëm, të gjuhës plot ngjyrime popullore, 
                                
   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128