Page 126 - Demo
P. 126
124TEMATIKA 3HISTORIA E TEATRIT DHE SHOQËRIAShpallja e Pavarësisë solli një situatë të re dhe, krahas problemeve politike, shtroi edhe një sërë problemesh shoqërore. Në këtë periudhë, drama me temë historike vazhdon të trajtohet me po atë intensitet si në periudhën e Rilindjes.TEATRI NË PERIUDHËN E PAVARËSISË DHE TË MONARKISË(1912-1945) 234\\WHWHWPsWsVKTXDUDSsU]KYLOOLPLQH7HDWULWQsNsWsSHULXGKsMDQsDLL.RUosVGKHL6KNRGUsVPavarësisht se nuk i përket drejtpërsëdrejti historisë së teatrit shqiptar, në këto vite, duhet nënvizuar aktiviteti i aktorit me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Aleksandër Moisiu (1879-1935).Zhvillimi i dramës dhe tragjedisë Fragment nga opera \mbështetur te romani i Foqion Postoli me të njëjtin titullDrama historike e këtyre viteve, edhe pse nuk pati nivel shumë të lartë artistik, u qëndroi besnike IDNWHYH KLVWRULNH 7s WLOOD LVKLQ GUDPDW H Anton Xanonit “Shpata e Skënderbeut” e “Ballaban Pasha” dhe ato të Kolë Mirditës “Vdekja e Skënderbeut” dhe “Moisi Golemi”. Ndërsa në dramën HWLMPHWHPsKLVWRULNH³.DUO7RSLD´Kristo Floqi nuk u jep shumë rëndësi fakteve historike, por me një konceptim klasicist thekson mbi të gjitha qëllimin patriotik. Një vend të rëndësishëm në këtë periudhë zë edhe Atë Gjergj Fishta me veprat e tij dramatike që shkroi dhe përshtati. Ndër to mund të përmendim tragjedinë “Juda Makabe”, “Shën Luigji Gonzaga”, “Hajria” (një tragjedi kombëtare që i vendos ngjarjet në kohën e vezirëve) dhe “Jerina ose mbretëresha e luleve”. Ai u shqua për komeditë dhe poemat dramatike: “Gomari i Babatasit”, “Juda Makabe”, “Shqyptari i qytetëruem” etj. Autorë të tjerë të dramaturgjisë shqiptare në këtë periudhë janë Ndre Zadeja, me një numër pjesësh teatrale me frymë kombëtare me temë nga historia dhe legjendat, Mehdi Frashëri, Zef Harapi, Filip Papajani etj. Vend të rëndësishëm në këtë periudhë zë dramaturgu Et’hem Haxhiademi, i cili cilësohet si një nga autorët më të mirë në këtë gjini gjatë periudhës 1912-1939. Formimi i tij perëndimor gjeti shprehje në tragjeditë klasike. Sipas modeleve greke ai shkroi tragjeditë: “Uliksi”, “Akili”, “Aleksandri”, Në periudhën e Pavarësisë dhe të Monarkisë përmendim dramën H.ULVWR)ORTLW³7ULXP¿LOLULVs´TsWUDMWRQWHPsQHNU\\HQJULWMHYHWs SRSXOOLW WRQs SsU OLUL GKH SDYDUsVL 7s NsVDM QDW\\UH MDQsedhe dramat e Haki Stërmillit “Dibrania e mjerueme”, “Agimi i lumnueshëm”, “Dashuri e besnikëri”, një trilogji kjo, ngjarjet e së cilës zhvillohen në rrethinat e Dibrës gjatë luftërave ballkanike të viteve 1912-1913. Ndërsa Foqion Postoli shkroi dramën “Lulja e Kujtimit” (e botuar më vonë edhe si roman) dhe “Detyra e mëmës”. Vlen të theksohet se në vitin 1961, kompozitori Kristo Kono u mbështet pikërisht te “Lulja e kujtimit” për të kompozuar operan e tij me të njëjtin titull.

