Page 136 - Demo
P. 136
134TEMATIKA 3HISTORIA E TEATRIT DHE SHOQËRIAPHWUXSsQHWHDWULWWs.RUosVPHWsFLOsQ¿WRLWsJMLWKDoPLPHWHSDUDQs)HVWLYDOLQH,9NRPEsWDUtë teatrit në vitin 1969, por që më vonë u cilësua si vepër e dënueshme dhe u përdor si dëshmi për dënimin e tij me tetë vjet heqje lirie. Pas lirimit punoi si bojaxhi deri në vitin 1990. Pas viteve ’90, vuri në skenë dramën “Hekurat” të dramaturgut hungarez Geonz Arpad, dramën e Ruzhdi Pulahës “Streha e të harruarve”, dramën “Korbi i bardhë” ku është edhe autor etj. Në vitin 2001, Luarasi shkruan dramën “Gomonet”, që u vu në skenë në vitin 2003.Aktorë të teatrit shqiptarVERIFIKONI NJOHURITË Cilët ishin dramaturgët më të shquar të pas viteve ’70 dhe ç’dini për krijimtarinë e tyre? Në këto vite njohën dritat e skenës shumë dramatizime të prozës së re shqiptare. Çfarë dini për to? Jepni një gjykim pse proza kishte shënuar arritje më të mëdha në Shqipëri se drama e shkruar. Cilët ishin disa nga emrat më të shquar në regjisurën shqiptare pas viteve ’70? Ç’dini për aktorët e kësaj periudhe? Ç’dini për regjisorët dhe dramaturgët që, për shkak të krijimtarisë së tyre, u përndoqën, u dënuan dhe u burgosën? Krijoni një album me foto të aktorëve shqiptarë. Shikoni në youtube pjesë shqiptare dhe të huaja të vëna pas viteve ’70 deri në mesin e viteve ’80 në teatrin shqiptar. Në klasë bëni një vlerësim për nivelin e tyre. Merrni në shqyrtim dramaturgjinë, regjinë, aktrimin dhe gjithë elementet e tjera.Veprimtari kërkimore individuale ose në grupVeprimtari krijuese individuale dhe në grup Shumë drama ose dramatizime të këtyre viteve, me pak ndërhyrje, mund të tingëllojnë aktuale edhe sot. Merrini në shqyrtim për të zgjedhur pjesën për projektin tuaj teatror.Kurse ndër aktorët më të mirë që u shquan në këto vite, përveç aktorëve më të vjetër që i kemi përmendur më sipër, ishin edhe: Robert Ndrenika, Roza Anagnosti, Agim Qirjaqi, Roland Trebicka, Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo, Fatos Sela, Luiza Xhuvani, Fadil Kujovska, Ahmet Pasha, Bujar Lako, Bujar Asqeriu, Rajmonda Bulku etj.

