Page 15 - Demo
P. 15
13GJUHA DHEKOMUNIKIMI TEATRORTEMATIKA 1VEÇORI TË ELEMENTEVE TEATROREMeqenëse teatri përbëhet nga shumë arte njëherësh, elementet e tij janë të larmishme e komplekse, disa janë të dukshme dhe disa më pak të dukshme. Kështu, për shembull, ndërsa ne e perceptojmë PsOHKWsQJM\\UsQHNRVWXPLWWsQMsDNWRULTssVKWsHOHPHQWLNRVWXPRJUD¿VsHNHPLPsWsYsVKWLUstë kuptojmë botën e tij shpirtërore, monologun e tij të brendshëm (që është element i mjeshtërisë së aktorit). Ose, edhe brenda një elementi, për shembull, siç është drama e shkruar, e kemi më të lehtë të kuptojmë subjektin e saj, por e kemi më të vështirë të lexojmë idenë e përgjithshme, mesazhin, simbolikën e saj.Shfaqja është rezultat i shumë faktorëve që së bashku krijojnë atë që quhet ansambli skenik. ELEMENTET E TEATRITPUBLIKU Me “publik” kuptojmë një grup individësh të mbledhur së bashku në një kohë dhe në një vend të dhënë, me asnjë qëllim tjetër përveç atij të të parit të shfaqjes (ndërkohë që të tjerët mund të jenë duke bërë gjëra të tjera: duke luajtur, duke lexuar gazetën, duke parë televizor në shtëpi, duke shtyrë kohën etj). Publiku i mbledhur duhet të jetë i vetëdijshëm që është pjesë e një grupi.Ndryshe nga disa arte, si piktura, skulptura, letërsia, që shijohen në mënyrë individuale, teatri, ashtu si dhe artet e tjera skenike, shijohet në grup. Ne, si spektatorë, sjellim me vete përvojat tona dhe në këtë mënyrë ndihmojmë për të diktuar llojin e teatrit që bëhet. Ne jemi pjesëmarrës – prania jonë ndikon për ngjarjen skenike. PJESA DRAMATIKEËshtë vepra e shkruar e dramaturgut që krijon strukturën, subjektin, karakteret dramatike dhe që HNU\\HQIXQNVLRQLQHVDMYHWsPNXUPLVKsURKHWQsVNHQsQJDDNWRUsWSsUEDOOsSXEOLNXW(GKHSVHështë shkruar për t’u vënë në skenë, drama ndonjëherë mund të konsiderohet edhe si një formë e letërsisë dhe studimi i elementeve të saj i afrohet shumë studimit të veprës letrare në përgjithësi. Me elementet dramatike do të merremi në një mësim të veçantë.SHFAQJA SKENIKEPra, në dramë, ne shohim të projektuar shfaqjen e ardhshme. Shkrimtarët e kuptojnë shumë mirë këtë dallim. Ata e dinë se ajo që mund të ndodhë në skenë, mund të jetë shumë e ndryshme nga ajo që ne përfytyrojmë kur lexojmë një dramë. Përveç fjalëve të zgjedhura me kujdes prej shkrimtarëve, subjektit interesant dramatik që ata kanë krijuar me mjeshtëri, ideve dhe temave që 3Publiku është një faktor i qenësishëm në teatër. Pa publik, nuk ka teatër.Pjesa dramatike, aktori, skena, dekori, kostumet, ndriçimi, muzika, janë pjesë e teatrit, por asnjëra prej tyre e marrë veçmas nuk është teatër, ashtu sikundër asnjë nga polet e gjeneratorit nuk është elektricitet. Ashtu si elektriciteti, edhe teatri është fusha që krijohet midis pjesëve.

