Page 18 - Demo
P. 18


                                    16GJUHA DHEKOMUNIKIMI TEATRORTEMATIKA 1Ashtu siç janë artistët persona me imagjinatë të pasur dhe me ide tërheqëse, ashtu janë edhe DQsWDUsWHSXEOLNXW7HDWULsVKWsQMsUUXJsPHG\\NDOLPHQMsVKNsPELPLGHVKQMs iluzion, i cili vërtet mund të nisë nga artisti, por plotësohet nga spektatori. Ne e dimë se në realitet nuk ka shtriga dhe fantazma dhe, megjithatë, në teatër, ne i pranojmë dhe i besojmë ato nëpërmjet fuqisë së imagjinatës.Shekspir, “Otello”, skena finaleSIMBOLIZMI DHE KONVENCIONI TEATROR: RREGULLAT E LOJËS4Në një shfaqje teatri, bota e imagjinatës: simbolet, metaforat, ëndrrat, fantazitë dhe shprehjet e tjera artistike të marra së bashku, krijojnë një botë të vërtetë, edhe pse mund të duket jo e lehtë për t’u kuptuar.Konvencionet teatrore ose rregullat e lojësSi ndodh që në një shfaqje teatri, edhe pse e dimë se, për shembull, Otello do ta mbysë Desdemonën nga xhelozia, edhe pse emocionohemi, bëhemi pjesë e agonisë dhe e GKLPEMHVQGLHMPsNHTDUGKMHSsUWULXP¿QPRPHQWDOWsLQWULJsVprapëseprapë, ne nuk bëjmë as përpjekjen më të vogël për të ndërhyrë, mbetemi të mbërthyer në karriget tona? Sepse e dimë që kjo nuk i ndodh aktores që luan Desdemonën, sepse dimë ta ndajmë ndodhinë skenike nga fakti jetësor, sepse i dimë rregullat e lojës. Ky dallim që ne bëjmë midis iluzionit dhe realitetit, arrihet nëpërmjet një marrëveshjeje të heshtur që bëjnë artistët me shikuesit. Kjo marrëveshje, këto rregulla loje, në teatër, quhen konvencione. Në kohën e Shekspirit, për shembull, rolet e femrave i luanin aktorët meshkuj dhe, megjithatë, kjo nuk i pengonte spektatorët e kohës të besonin historitë e dramave. I gjithë teatri është një konvencion që ne e kemi pranuar. Ne e dimë se dekori që paraqet dhomën e një shtëpie është prej bezeje dhe dërrase dhe megjithatë H SUDQRMPs VLWs YsUWHWs(GKH SVH Qs MHWs QMs QMHUL Ts ÀHWPHYHWHGRWsQDGXNHMDQRUPDOQsWHDWsUQMsDNWRUTsÀHWme vete, ose siç thuhet ndryshe, monologon, na duket krejt normal. Ne e dimë se dy personazhe, burrë e grua, nuk janë të tillë dhe megjithatë, nëpërmjet asaj që një kritik teatri e quan “heqje dorë në mënyrë të vetëdijshme nga të vënit në pikëpyetje të asaj që ndodh në skenë”, i pranojmë ata si burrë e grua. Pra, pranojmë rregullat e lojës.
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22