Page 24 - Demo
P. 24


                                    22GJUHA DHEKOMUNIKIMI TEATRORTEMATIKA 1Njerëzit dhe ngjarjet mund të interpretohen në mënyra të ndryshme, sipas perceptimit apo këndvështrimit tonë. Arti, duke na paraqitur pikën e tij të shikimit, na ofron një këndvështrim origjinal për veten dhe për botën që na rrethon.Këndvështrim serioz apo komik?ZHANRET TEATRALE: TRAGJEDIA6Në këtë kuptim, tragjediaPHUUHWPHLGHWsPsWsWKHOODPHQMHULXQQsNX¿MWsPsWsVNDMVKsPWsekzistencës së tij.KËNDVËSHTRIMINë një shfaqje të suksesshme teatri, këndvështrimi pasqyrohet në pjesën e shkruar, në veprimin e aktorëve, në konceptin regjisorial, në kostume, dekore dhe ndriçim. Aq i fortë është këndvështrimi, sa na merr brenda veprës dhe na lejon ta shohim subjektin nëpërmjet syve të artistëve. Bota e tyre bëhet bota jonë dhe mund të ndodh ajo që thotë Oskar Uajldi në mënyrë paradoksale, se “nuk është arti ai që imiton jetën, por është jeta ajo që imiton artin”.KËNDVËSHTRIMI SERIOZ OSE KOMIK: QËNDRIMI DRAMATIK DHE ZHANRI Një shkrimtar thotë: “Bota është një komedi për ata që më shumë mendojnë dhe një tragjedi për ata që më shumë ndiejnë“. Në teatër, këndvështrimi varet shumë nga autori i tekstit. Ai vendos nëse subjekti do të jetë i rëndë ose i lehtë, nëse do të jetë humoristik apo heroik. Mundësitë për përzgjedhje janë më të mëdha se në jetën e përditshme. Në një pjesë serioze, shkrimtari duket sikur thotë: “Unë e di se bota nuk është gjithmonë e zymtë, ka edhe çaste të bukura. Jeta nuk është vetëm dhunë, tradhti dhe tjetërsim, por ka çaste kur ne na duket ashtu. Kështu ndodh edhe në pjesën time”. Nga ndërthurja e këndvështrimit shoqëror me atë individual, lind një gamë e tërë këndvështrimesh, serioze dhe komike, që mishërohen në pjesë të ndryshme. Një grup pjesësh që formojnë një tip më vete quhet zhanër, fjalë që vjen nga frëngjishtja dhe do të thotë kategori ose tip. Dy janë 
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28