Page 30 - Demo
P. 30
28GJUHA DHEKOMUNIKIMI TEATRORTEMATIKA 1Gjatë shikimit të një shfaqjeje, ne, si pjesëtarë të publikut, mund të përqendrohemi në veçantitëe saj, por pa humbur pamjen e së tërës. Nëse mësojmë se si t’i shfrytëzojmë mundësitë tona interpretuese dhe analizuese në maksimum, atëherë, të kuptuarit dhe kënaqësia që na jep teatri do të rriten. INTERPRETIMI I ELEMENTEVE TË SHFAQJES TEATRORE: RËNDËSIA E RRETHANAVE HISTORIKE E SHOQËRORE8LOJA E AKTORËVE Kur shohim një shfaqje, shpesh jemi në mëdyshje nëse një aktor apo aktore po e interpreton rolin ashtu siç duhet. Ndoshta pjesa është realistedhe aktori i mëshon më shumë një stili jorealist? Apo ndoshta aktori nuk është i besueshëm në atë që bën? Ndoshta mundësitë teknike, të folurit, plastika e jashtme nuk i përgjigjen interpretimit të tij? Aktori duhet të përqendrohet në GHW\\UsQ VNHQLNH dhe të shkrihet me ansamblin skenik. Por, ka aktorë që mendojnë në mënyrë egoiste duke shmangur detyrën. Ata i mëshojnë më shumë atyre çasteve që kanë efekt për publikun, duke anashkaluar pikat që i shërbejnë zbërthimit të së tërës. Një aspekt tjetër është nëse aktorët perceptojnëdrejt, nëse luajnë për vete apo për partnerin, nëse shikojnë dhe dëgjojnë njëri-tjetrin, nëse reagojnë ashtu siç duhet etj.

