Page 36 - Demo
P. 36


                                    34TEKNIKA DHEPROCESETEMATIKA 21sWHDWsUDVKWXVLGKHQsMHWssVKWsHYsUWHWsPRWRMDVH¿OOLPLLPEDUssVKWsJM\\VPDHSXQsVZGJEDHJA E PJESËS, MOMENT I RËNDËSISHËM NË REALIZIMIN E SHFAQJES SË ARDHSHME2Pjesa që do të zgjedhim duhet të jetë e tillë që të luajë rol udhëheqës në përpjekjen tonë të përbashkët; ajo duhet të ketë fuqinë që të mbledhë të gjitha energjitë, talentet dhe ëndërrimet tona krijuese.Për të kuptuar se sa interesant dhe dinamik mund të jetë procesi i zgjedhjes së pjesës, le të imagjinojmë një seancë mësimore të titulluar: Fillimi i mbarë, gjysma e punësËshtë dhënë detyra që çdo pjesëtar i grupit duhet të sjellë një propozim për projektin e ardhshëm. 7s JMLWKs MDQs YsQs Qs OsYL]MH NDQs OH[XDU VKXPs SMHVs SRU NDQs SDUs HGKH VKXPs VKIDTMHffjanë konsultuar me njëri-tjetrin, me specialistë të teatrit, aktorë, regjisorë etj. dhe mbi të gjitha me mësuesen e tyre. Kanë marrë në shqyrtim shumë ide për pjesë, qoftë të huaja, qoftë shqiptare. Madje njëra nga vajzat ka lexuar një pjesë që e ka shkruar një shoqe e saj e talentuar. Dikush mund të ketë shkruar edhe vetë një komedi apo një dramë. Bora, madje, vitin që shkoi, ka lexuar një roman të bukur që i ka lënë mbresë të thellë dhe mendon se mund ta dramatizojë. Propozimin më “të çmendur” e ka Sokoli. Ai mendon se nuk kemi nevojë fare për një dramë të shkruar: “Na mjafton vetëm një skelet dramaturgjik, një fabul e thjeshtë, por që ne i japim jetë, në stilin e komedisë së artit. Vetëm improvizim. (W\\GH me një temë të caktuar. Gjithsecili sjell etydin e tij dhe Ada, si regjisore, bën përzgjedhjen dhe i harmonizon në tërësi”. Erjoni e hedh poshtë këtë propozim duke thënë se, që të improvizohet, duhen aktorë shumë të talentuar, me cilësi të veçanta që në klasë nuk gjenden.3URSR]LPLL'ULWDQLWDritani ka një qëndrim më të arsyeshëm: \qoftë të traditës së largët, si: “Pas vdekjes” ose “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër” nga Çajupi, komeditë me një akt të Kristo Floqit ose komedinë me një akt “Martesa e avokatit” të Foqion Postolit, dramën “Besa” të Sami Frashërit, ose “Izrealitë dhe Filistinë” nga Fan Noli etj.; qoftë të traditës së e afërt, si: “Karnavalet e Korçës”, nga Spiro Çomora, “Gjaku i arbrit”, nga Fadik Kraja. Mund të zgjedhim edhe një pjesë nga realizmi socialist, por ta vëmë në skenë si kundërvënie, si parodi, domethënë të ironizojmë me absurditetet e kohës së komunizmit. Pse të kërkojmë pjesë të dramaturgjisë 
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40