Page 41 - Demo
P. 41
39TEKNIKA DHEPROCESETEMATIKA 2Nga njëra anë, faza përgatitore përfshin, gjetjen e asaj se çfarë ndodh në dramë dhe domethënien, idenë e saj të përgjithshme. Nga ana tjetër, përfshin interpretimin regjisorial dhe aktoresk, si lexohet drama, çfarë do t’i thuhet publikut me të etj.Federiko Garsia Lorka , dy pamje nga dy shfaqje të ndryshme të pjesës “Shtëpia e Bernarda Albës”. Vini re si dhe sa ndryshojnë stilet skenografike.PROCESE TË INTERPRETIMIT DHE TË KONCEPTIT REGJISORIAL: STILI I SHFAQJES4Me qëllim që regjisori të mishërojë idenë e përgjithshme të shfaqjes, duhet të zhvillojë një koncept regjisorial dhe, lidhur ngushtë me të edhe një stil të shfaqjes. Stili, nga njëra anë është shumë i lidhur me individualitetin dhe personalitetin e regjisorit, kurse nga ana tjetër, është i lidhur me kërkesa të brendshme të qenësishme të veprës dramaturgjike.7UDMWLPLLVKIDTMHVVsDUGKVKPHCili është qëndrimi që do të mbajmë ndaj problemeve të trajtuara në vepër? Cilat janë mesazhet? Cili është koncepti, stili dhe vizioni regjisorial? Ku do të inskenohet? Ç’natyrë do të ketë vënia QsVNHQs\bosh dhe çdo efekt pastaj krijohet me ndriçimin? Me ritëm të shpejtë apo me ritëm të shtrirë? Po NRVWXPHWQGULoLPLHIHNWHW]DQRUHPX]LNDHWM\LGKregjisori. Ai i përmbledh idetë dhe kërkimet në një material me shkrim në formën e një projekti artistik që quhet platforma regjisoriale..RQFHSWLGKHYL]LRQLUHJMLVRULDOKoncepti regjisorial lind nga një vizion ose pikëvështrim që regjisori e mendon të përshtatshëm për të lidhur dhe njësuar të gjitha elementet e shfaqjes. Janë të shumta mënyrat se si shkohet në një koncept regjisorial. Për shembull, në shumë shfaqje të antikitetit, të Shekspirit apo të Molierit, regjisorët i qëndrojnë besnik kohës kur janë shkruar veprat, por disa prej tyre i sjellin ato në kohë, i veshin personazhet me kostume moderne, zgjedhin dekore të ditëve tona, me muzikë bashkëkohore dhe me zgjedhje të tjera të larmishme, duke i bërë aktuale veprat e tyre. Një mënyrë tjetër që regjisorët shfrytëzojnë për të ndërtuar konceptin regjisorial, është zhvillimi i një imazhi qendror në formën e një simboli, metafore apo krahasimi. Për shembull, “Hamleti” i Shekspirit mund të shihet si një rrjet merimange ku është kapur personazhi kryesor. Komedia “Karnavalet e Korçës” mund të trajtohetsi një festë karnavalesh, që vjen nga jashtë si një atmosferë e hareshme dhe që bën kontrast me botën e varfër, pa gëzime të sinqerta të familjes protagoniste, që është e pasur materialisht, por jo Një nga pikat kryesore të procesit tonë është zgjedhja e aktorëve.

