Page 58 - Demo
P. 58
56TEKNIKA DHEPROCESETEMATIKA 2Në jetë, gjatë procesit të komunikimit, për të arritur qëllimin tonë, na duhet t’u përshtatemi rrethanave, kohës dhe secilit person individualisht. PËRSHTATJA DHE MARRËDHËNIA ME PARTNERË123sUNX¿]LPNë jetë, nëse përpara nesh kemi një njeri naiv, i përshtatemi mendësisë së tij, kërkojmë atë formë të thjeshtë ligjërimi që i qaset më mirë mendjes dhe të kuptuarit të tij. Kurse, përkundrazi, po qe se objekti i marrëdhënieve është një njeri me mendje të mprehtë, sillemi më me kujdes, kërkojmë përshtatje më delikate, në mënyrë që ai të mos e kuptojë dinakërinë dhe të mos i largohet PDUUsGKsQLHVTsNHPLYHQGRVXUPHWs(QMsMWDJMsQGRGKHGKHQsVNHQsMe fjalën “përshtatje” do të nënkuptojmë mjetet e jashtme dhe të brendshme me anë të të cilave njerëzit në jetë dhe aktorët në skenë, përshtaten në një mori marrëdhëniesh, ngjarjesh, rrethanash, me qëllim që të ndikojnë sa më mirë te njëri-tjetri.Çdo aktor ka cilësi që e dallojnë nga të tjerët. Ato vijnë nga burime të ndryshme dhe ndryshojnë në vlerë, i përshtaten atij dhe, si të tilla, e bëjnë atë të papërsëritshëm me të tjerët. Burra, gra, pleq, fëmijë, personalitete të larta, njerëz modestë, inatçinj, të mirë, të këqij, të qetë e kështu me radhë, kanë përshtatjen e tyre të larmishme e karakteristike. Çdo ndryshim i rrethanave, i ngjarjeve, i vendit të veprimit, i kohës, shkakton ndryshime që u përgjigjen përshtatjeve të reja: natën, kur të JMLWKsÀHQsSsUVKWDWMDsVKWsQGU\\VKHQJDDMRHGLWsVPHGULWsGKHPHSUDQLQsHQMHUs]YHNë rast se veprimi dhe qëllimi është diçka që e zbulojmë nëpërmjet analizës së pjesës, sepse na është dhënë nga autori, përshtatja, duke qenë se nuk jepet nga autori, gjendet aty për aty nga aktori.Përshtatja është ai aspekt i mjeshtërisë së aktorit ku më shumë se kudo tjetër aktori shpreh intuitën, talentin, imagjinatën, forcën improvizuese dhe spontanitetin.Në një marrëdhënie me partnerë nuk mjaftojnë vetëm fjalët. Që t’u japim forcë të mjaftueshme atyre, ne na nevojiten edhe ndjenjat, por që t’i zbulojmë ato dhe t’ia ofrojmë objektit të marrëdhënies sonë, duhet medoemos të përshtatemi. Përshtatja plotëson fjalët, shpreh atë që nuk është thënë dhe, sa më shumë mjete që të përdorim në këtë drejtim, aq më intensive dhe më e plotë do të jetë marrëdhënia.

