Page 68 - Demo
P. 68


                                    66TEMATIKA 3HISTORIA E TEATRIT DHE SHOQËRIA7HDWULNDHN]LVWXDUQsWsJMLWKDVKRTsULWsQsIRUPDQJDPsWsQGU\\VKPHW6KXPsFHUHPRQLsocial-kulturore kanë elemente teatrore, si për shembull: paradat, lojërat popullore, sportet, kërcimi, shërbesat fetare, fushatat politike etj. Për origjinën e teatrit ka hamendësime të shumta. Sipas njërës prej teorive më të përhapura dhe më të pranuara, ndonëse e vënë shpesh në pikëpyetje, teatri e ka origjinën nga rituali. Pothuajse të gjitha fjalët e lëmit teatror kanë origjinë greke, si: vetë fjala teatër, dramë, tragjedi, komedi, skenë, episod, kor, pantomimë, dialog etj. Ky është një fakt që tregon se teatri i sotëm e ka origjinën nga teatri i antikitetit grek.LINDJA E TEATRIT: ORIGJINA E TEATRIT ANTIK GREK 1HISTORIA E TEATRIT BOTËRORMësimi 1-19ORIGJINA E TEATRIT ANTIK GREK )LOR]R¿ GKH PHQGLPWDUL JUHN$ULVWRWHOL PEURQ LGHQs VH Qs WKHPHO Ws DNWLYLWHWLW WHDWURU TsQGURQmimesi (imitimi). Imitimi është pjesë e natyrës së njeriut. Në lashtësi, nëpërmjet imitimit, në formën e ritualeve, më të rriturit u mësonin fëmijëve gjuetinë, si të mbanin harkun dhe si të drejtonin Ritual për nder të Dionisitshigjetën. Sot, në psikologji njihet roli i lodrave të fëmijëve për të njohur botën që i rrethon. Duke u nisur nga kjo teori mund të themi se teatri ka lindur si nevojë qenësore e njeriut për të komunikuar, në një formë rituale, jo vetëm me tjetrin, por edhe me zotat, si dhe për të përcjellë dije dhe përvoja nga njëri brez te tjetri. Kjo ndoshta është arsyeja thelbësore që, ashtu si edhe loja, përveç elementeve zbavitëse, ai përmban në vetvete elemente të rëndësishme didaktike dhe edukative. Sipas teorisë së prejardhjes nga rituali, drama u zhvillua nga ritet primitive fetare që lidhen me pranverën dhe ciklin e stinëve, me kultin 
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72