Page 72 - Demo
P. 72
70TEMATIKA 3HISTORIA E TEATRIT DHE SHOQËRIAKori, maskat dhe kostumet e tijdinamikën e duhur të shfaqjes. Zakonisht, përbëhej nga amatorë, që bënin njëmbëdhjetë muaj prova. Kori ishte pjesa më e kushtueshme e shfaqjes. 0X]LNDVERIFIKONI NJOHURITË Cilat ishin karakteristikat e teatrit antik grek? Çfarë roli zinte kori? Çfarë funksioni luante muzika dhe vallja në teatrin antik? Përcaktoni dallimet dhe ngjashmëritë mes teatrit antik dhe atij modern. PUNË KRIJUESE Në qoftë se grupi juaj do të vinte në skenë një pjesë të antikitetit, qoftë komedi ose tragjedi, cili do të ishte vizioni juaj për shfaqjen? Shkruani një ese dhe pastaj diskutoni së bashku për të gjitha HOHPHQWHWfflDNWRULQVNHQRJUD¿QsNRVWXPHWNRULQPX]LNsQPDVNDWHWM.sUNRQLIRWRGKHPDWHULDOHndihmëse në lidhje me to.6NHQRJUD¿D1s ¿OOLPHW H YHWD WHDWUL JUHN GXKHW Ws NHWs SDVXUnjë VNHQRJUD¿ VKXPs Ws WKMHVKWs .MR VNHQRJUD¿plotësohej me dekorimet anësore. Anash vendoseshin prizma në formë trekëndëshi me dekorime të ndryshme në secilën faqe. Këto makina skenike shërbenin për të ndryshuar me shpejtësi mjedisin ku zhvilloheshin ngjarjet. Në teatrin grek, VNHQRJUD¿D QGU\\VKRQWH VLSDV JMLQLYH GUDPDWLNHSUDQGDMHN]LVWRQWHQMsOORMVNHQRJUD¿HSsUWUDJMHGLQsnjë për komedinë dhe një për dramën satirike. Shumica e studiuesve besojnë se muzika në teatrin grek ka qenë pjesë e pandashme e shfaqjes; aulos (një lloj fyelli) ishte shoqërues i pjesëve të recituara. Flauti dhe lahuta ishin instrumentet kryesore. Në kohët e sotme, nuk dihet shumë rreth kompozitorëve të kësaj periudhe dhe nuk dihet se çfarë natyre kishte muzika, megjithëse mbrohet ideja se ajo mund të kishte tingëllimin e muzikës orientale me karakter melodik. Muzika e komedisë dallohej nga ajo e tragjedisë. .RUHRJUD¿DVallja ishte imituese dhe shprehte karakterin e personazhit dhe të situatës; në komedi, vallja ishte më shumë një lëvizje pantomimike, veprim pa fjalë, kërcim dhe rrotullim. Në shfaqjet teatrore, ajo kishte karakter të dorës së dytë. .RVWXPRJUD¿DKostumet e kishin prejardhjen nga veshjet e priftërinjve dionisiakë dhe ishin standarde, konvencionale, me tunika, mantele të gjata deri te këmbët dhe me mëngë. Aktorët vishnin çizme ose nallane të larta prej druri, që ndonjëherë arrinin deri në 2 metra lartësi, për shembull kur luanin perënditë; aktorët satirikë luanin zbathur, kurse aktorët komikë me këpucë të zakonshme. Pikurat në vazo tregojnë edhe kostume të tjera, aty vihen re aktorë që luajnë edhe lakuriq. Objektet personale të personazheve që vihen re në pikturat e kësaj periudhe përbëhen nga harqe kalorësish, skeptra mbretërish etj. Kori vishej në mënyrë më realiste. Kostumet komike po ashtu ishin nga jeta e përditshme dhe mantelet, ndonjëherë, bëheshin shumë të shkurtra për të theksuar aspektin komik. Personazhet që përfaqësonin meshkujt mbanin përpara vetes një objekt që imitonte fallusin, organin seksual mashkullor. Skllevërit dhe pleqtë vishnin kostume komike të ekzagjeruara, kurse gratë vishnin kostume më normale. Zgjidhni fragmente të korit nga tragjedi të ndryshme të antikitetit dhe, pasi të keni bërë prova në grupe, paraqitini para klasës. Mos harroni edhe elemente të tjera: maskat, kostumet, kërcimin, muzikën etj.Shpjegim termasharkond – titull që e mbante personi që vinte nga shtresa që qeveriste qytete-shtete në Greqinë e Lashtëdeklamative - recitimi me zë të lartë e në mënyrë shprehëse i rolit.

