Page 76 - Demo
P. 76


                                    74TEMATIKA 3HISTORIA E TEATRIT DHE SHOQËRIAPërfaqësuesi i së ashtuquajturës komedia e vjetër, që lulëzoi në Athinë në shekullin V p.e.r. është $ULVWRIDQL$LMHWRLGKHNULMRLQsSHULXGKsQNXU¿OORLWsQGLKHMNUL]DHNRQRPLNHGKHLGHRORJMLNHQsstrukturën e shtetit demokratik skllavopronar. Komedia romake e drejtoi vëmendjen te jeta familjare e shoqërore, larg problemeve të mëdha të kohës. Në Romë ishte e ndaluar me ligj çdo tallje ndaj qytetarit romak dhe institucioneve shtetërore romake, kështu që edhe komedia nuk guxoi të dilte nga vorbulla e problemeve të përditshme. PËRFAQËSUESIT E TEATRIT ANTIK GREKO-ROMAK: KOMEDIA4ARISTOFANI (446-385 p.e.r.) Aristofani shkroi rreth 44 komedi, nga të cilat kanë mbetur 11: “Kalorësit”, “Retë”, “Lisistrata”, “Bretkosat”, “Gratë në parlament”, “Pluti”, “Paqja”, “Zogjtë”, “Aharnianet”, “Grerëzat”, “Thesmoforiet”. Komedia e vjetër nuk ka paralele në dramaturgjinë e mëvonshme evropiane. Ajo ishte një përzierje e fantazisë, politikës dhe e satirës, e farsës më të shfrenuar, e gjuhës vulgare (me origjinë rituale) dhe, në rastin e Aristofanit, edhe e lirizmit poetik. Në komeditë e tij ka përdorur mjete të shumta artistike, si: humorin, satirën, karikaturën, por nuk i ka kushtuar shumë rëndësi vazhdimësisë së kohës, vendit, karakterit, intrigës dhe logjikës së veprimit. Ndër komeditë politike më të njohura përmendim “Kalorësit” (414 p.e.r.). Në të, autori vë në pozitë komike edhe Demosin (popullin), i cili, i rrjedhur paksa nga trutë, hiqet për hunde nga demagogë WsWLOOsVL3D¿DJRQLTsPHJsQMHVKWUDGKHODMNDRUYDWHWWsQ[MHUUs¾WLPHSsUYHWH7HKXQHVDWLUsVVsWLM$ULVWRIDQLHGUHMWRQHGKHNXQGsUSDUODPHQWLWWs$WKLQsVSsUSDDIWsVLQsGUHMWLPLQHMHWsVVsYHQGLWSsUSULUMHOXIWsQ[LWsVHGXNHXEsUsNsVKWXYHJsOQsGXDUWHdemagogëve.Me ngjyra të karikaturës dhe të groteskut Aristofani e ka paraqitur parlamentin edhe në komedinë “Gratë në parlament”. Meqenëse burrat u treguan të paaftë të drejtojnë jetën e vendit, këtë radhë janë gratë që marrin fuqinë në parlament dhe bëjnë reforma që synojnë të zhdukin dallimet sociale dhe t’u vinë në ndihmë të varfërve. Aristofani
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80