Page 78 - Demo
P. 78
76TEMATIKA 3HISTORIA E TEATRIT DHE SHOQËRIAtyre. Një temë mjaft e rrahur e komedive të tij është fshikullimi i lakmisë për kënaqjen e dëshirave instiktive të të ngrënit dhe të seksit që nuk ka lidhje me dashurinë; kulmi i këtyre komedive arrin kur ato përfundojnë në ndonjë orgji ose banket që ndodh jashtë skene. Plauti trajton, si komedinë e intrigës, ashtu edhe atë të zakoneve, si komedinë e situatave e të keqkuptimeve, ashtu edhe atë lirike e plot humor, por të gjitha përshkohen nga fryma thumbuese. Gjatë shfaqjes së komedisë kishte skena pantomimike, skena akrobatike etj. “Menhemët” është një nga komeditë më të mira të Plautit, e cila është imituar prej mjaft shkrimtarëve. Për shembull, Shekspiri, duke u mbështetur tek ajo shkroi “Komedinë e keqkuptimeve”. .RPHGLRJUD¾WMHWsUURPDN Publ Terenc Afri lindi rreth viteve 194-159 p.e.r. në Afrikë. Terensi shkroi gjashtë komedi, të cilat kanë arritur të plota tek ne: “Andria” (165), “Eunuku” (160), “Ai që dënon veten” (162), “Vëllezërit” (159), “Formioni” (161) dhe “Vjehrra” (159). Me veprat e tij, duke predikuar mendime “humanitare”, për sjellje të mirë ndaj fëmijëve dhe skllevërve etj., Terenci orvatej të nguliste te spektatori mendimet e inteligjencës liberale të aristokracisë.VERIFIKONI NJOHURITË Komedia greke u zhvillua në një kohë kur lulëzonte demokracia skllavopronare. Diskutoni në klasë, përse i duhet komedisë në veçanti dhe artit në përgjithësi, klima demokratike? Cilat janë karakteristikat e krijimtarisë së Aristofanit? Cilët janë përfaqësuesit e komedisë dhe tragjedisë romake? Dalloni karakteristikat e veprave të tyre. PUNË KRIJUESEShpjegim termashdemagog±1s*UHTLQsHODVKWsfflNU\\HWDULLQMsSDUWLHSRSXOORUHffSULMsVLpopullit, që i nxiste e i ndizte masat për të vepruar. 2. Ai që përdor mashtrimin HWXUPsVGXNHLMRVKXUPHIMDOsWsEXNXUDHPHSUHPWLPHWs UUHPHSsUW¶Lbërë për vete për qëllime e synime të caktuara politike.7KDPsVHWHNRPHGLD³.DORUsVLW´$ULVWRIDQLYsQsQMsSR]LWsNRPLNHHGKHDemosin (popullin), i cili hiqet për hunde nga demagogët. A jeni dakord që për mosmbarëvajtjen e punëve në një shoqëri apo komunitet, fajin e ka edhe populli? Diskutoni së bashku. “Kalorësit” është një komedi mjaft aktuale, ashtu siç është në tërësi vepra e Aristofanit. Problematika e saj ngjason shumë me lojërat politike që shoqërojnë shpesh zhvillimet tona të përditshme. Zgjidhni fragmente nga pjesa dhe me frymën e kritikës të Aristofanit, interpretojini në klasë duke i aktualizuar me ngjarje të ditës.

