Page 8 - Demo
P. 8


                                    6GJUHA DHEKOMUNIKIMI TEATRORTEMATIKA 1Në këtë tematikë, teatri dhe shumë çështje të tij trajtohen përmes studimit:x të së bukurës në art dhe në teatër, të artit në përgjithësi dhe të tipareve të përbashkëta të arteve midis tyre;x të gjuhës së veçantë dhe të mjeteve shprehëse teatrore;x të elementeve teatrore me të cilat krijohet, interpretohet dhe studiohet teatri;x të konvencioneve teatrore dhe të parimeve të formësimit të teatrit;x të formave dhe të gjinive teatrore;x të mënyrës së interpretimit, të analizës, të vlerësimit dhe të gjykimit mbi një vepër të caktuar teatrore.Në përfundim të studimit të këtij kapitulli, nxënësi/ja:x dallon, interpreton dhe vlerëson të bukurën në art dhe në teatër, si dhe tiparet e përbashkëta të arteve midis tyre;x LGHQWL¿NRQ elementet kryesore që përbëjnë tërësinë e një përvoje teatrale dhe parimin e ansamblit, rëndësinë e kontaktit të aktorit me spektatorin dhe rolin që luan publiku në teatër, duke u bërë pjesëmarrës në të;x ndërgjegjësohet për veprën e dramaturgut dhe strukturën dramatike dhe dallon zhanre të ndryshme teatrale;x LGHQWL¿NRQaktorin si qendrën e skenës, rolin e regjisorit si udhëheqës të teatrit, rolin e VNHQRJUD¿W dhe elementet pamore të shfaqjes, arkitekturën skenike, kostumet, dritat, efektet skenike etj.;x interpreton dhe analizon këto elemente, si dhe demonstron, thjeshtë e qartë, aftësitë e analizës, të sintezës, të qëndrimit kritik, të zbërthimit të formës dhe të përmbajtjes së shfaqjes.
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12