Page 80 - Demo
P. 80


                                    78TEMATIKA 3HISTORIA E TEATRIT DHE SHOQËRIAveprimi që shkrimtari zgjidhte që të ishte, do të përdorej edhe për qindra vjet, deri në periudhën e dramaturgëve të ardhshëm si Shekspiri. Kisha ofronte një tërësi elementesh, të cilat i mundësonin spektatorëve pamje të plotë të të gjitha skenave të shfaqjes. Më vonë, pjesët u luajtën jashtë, ku dyert e kishës shërbenin si sfond, nga i cili hynte dhe dilte Zoti, si dhe aktorët kryesorë, ndërkohë që personazhet që përfaqësonin të keqen, vraponin përpara SODWIRUPsVVsQJULWXU(GKHQsNsWsUDVWSDUDMVDYD]KGRQWHWsSR]LFLRQRKHMGMDWKWDVGKHferri majtas. 1GsUNRKsQs¿OOLPQs$QJOLGKHPsYRQsQsYHQGHWHWMHUDVLVNHQsVKsUEHQWHQMskarro me dy kate, si ato që përdoreshin në ceremonitë mbretërore dhe në hyrjet triumfuese. Aktorët përsëritnin pjesën e caktuar në çdo pikëndalim përpara një grupi spektatorësh, të cilët prisnin që të vinin karrot e tjera që lajmëronin skenat pasuese.Pjesët teatrore që nuk shfaqeshin brenda kishës u morën përsipër të luheshin nga shoqatat e zejtarëve. Vendosja e skenave në karro të ndryshme bëri të mundur ndarjen e shfaqjes sipas së cilës çdo shoqatë zejtarësh merrte përsipër një skenë, zakonisht atë më pranë zejes së tyre. Arka e Noes bëhej nga karpentierët e portit, Kulla e Babelit nga zdrukthëtarët e kështu me radhë. Në këto shfaqje nuk ishte e domosdoshme që pjesët të kishin përmbajtja fetare, edhe pse historia e krishterimit është pjesë e rëndësishme e historisë së qytetërimit perëndimor. Në shfaqje po futeshin vazhdimisht elemente komike. Përdorimi i këtyre skenave bëri që gjuha e përdorur të ishte popullore. Përdorimi i gjuhës popullore çoi në lindjen e teatrit kombëtar të vendeve evropiane.Pjesët teatrore mesjetare shkrinë elementet komike me ato tragjike dhe, si rregull, ato kishin fund të OXPWXU3sUVKHPEXOOJMDWsVKIDTMHYHTsUHDOL]RKHVKLQSsUIHVWsQH.ULVKWOLQGMHYH¿JXUDPsNRPLNHLVKWHDMRH6DWDQDLWTsVKRTsURKHMQJD¿JXUDGMDMVK.DTHYsUWHWsLVKWHNMRVDHGKHNXUQXNNLVKLQWHNVWRVHYHSULPH¿]LNHDWDIXWHVKLQQsVNHQsSsUWsSURYRNXDUWsTHVKXUDWHSXEOLNX$WDPEDQLQmaska të frikshme dhe në intermexo bënin kërcime akrobatike dhe imitime të ndryshme.Platforma e drunjtë, që shërbente si skenë, kishte disa pajisje të veçanta nëpërmjet të cilave Zoti dhe engjëjt mund të zbrisnin nga parajsa. Një mekanizëm që paraqiste “gojën e ferrit”, i cili hapej për të nxjerrë shtëllunga tymi dhe mbyllej për të goditur të mallkuarit, ishte kaq i ndërlikuar, saqë duheshin shtatëmbëdhjetë burra për ta vënë në punë. Zdrukthëtarët e skenës arritën të prodhonin përmbytje, zjarre dhe tërmete. Bëheshin ekzekutime reale me dallgë gjaku, me koka të prera, duke therur lepuj, dele, desh etj. Kostumet ishin të përpunuara dhe ndonjëherë të qëndisura. Kostumet e djajve dhe dorezat e Zotit ishin prej lëkure. Në shfaqje përdorej edhe muzikë instrumentale që luhej nga grupe të veshura me kostume përkatëse. Historia e Biblës, pjesët e vesit dhe të virtytit, si dhe pjesët e moralit ndërtuan teatrin zyrtar të mesjetës. Shfaqjet e një cikli të plotë të pjesëve biblike mund të jepeshin nën kujdesin e autoriteteve qytetare çdo katër, pesë ose dhjetë vjet, ndërsa pjesët e përzgjedhura jepeshin më shpesh.Shpjegim termash VERIFIKONI NJOHURITË  Krahasoni teatrin mesjetar me atë antik. Dalloni të përbashkëtat dhe të veçantat e tyre.  Cila është përmbajtja e dramave liturgjike? Cilat janë format e tjera që u zhvilluan në mesjetë? Përmendni disa nga elementet teatrore të teatrit  mesjetar dhe shpjegoni funksionet e tyre Përmes kërkimeve në literaturën e shkruar ose në internet zgjeroni njohuritë rreth:  – ndikimit të kishës mesjetare në fusha të ndryshme; ± UUHWKSsUIDTsVXHVYHWsWHDWULWPHVMHWDUVKHN9;9Veprimtari dhe punë kërkimore individuale ose në grupintermexo – shfaqje e shkurtër a numër i vogël humoristik që luhet ndërmjet akteve të një pjese teatrale.
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84