Page 88 - Demo
P. 88
86TEMATIKA 3HISTORIA E TEATRIT DHE SHOQËRIAAktorë të famshëm në rolin e HamletitKarakteristikat e veprave të Shekspirit Pjesët e Shekspirit janë dinamike, sepse pika e lidhjes ¿OORQ KHUsW Qs GUDPs%UHQGD QMs GUDPH ND GLVD OLQMDYHSULPL QsQLQWULJD Qs ¿OOLP Ws SDYDUXUD GKH SDVWDMvijnë e shkrihen në mënyrë mjeshtërore. Shembulli i kësaj është “Mbreti Lir”.Në veprat e tij gëlojnë një shumëllojshmëri ngjarjesh e faktesh, ku ai përzien lotët me gëzimin, butësinë me vrazhdësinë dhe pasionin me shfrenimin. Shekspiri ndërthuri komiken me tragjiken. “Jeta është një histori e trishtuar e treguar nga një idiot”, thotë një nga personazhet e tij. Në të gjitha pjesët serioze të tij do të gjenden skena, personazhe, situata, fjalë që janë të mbarsura me humor dhe ironi.Koha dhe hapësira në veprat e tij trajtohet në mënyrë të lirshme dhe konvencionale, gjë që e lejon të krijojë larmi në mënyrën sesi vihen në skenë dramat e tij.Vepra dramatike shekspiriane ka një pasuri të jashtëzakonshme karakteresh dramatike. Ndonjëherë, vetëm brenda një vepre, numri i tyre arrin deri në 30. Personazhet përfaqësojnë të gjitha shtresat shoqërore, të pasur dhe të varfër, mbretër e leckamanë. Gjuha e pasur dhe e larmishme ndërthuret me gjuhën vulgare dhe atë prozaike, gjithçka bëhet për të rritur forcën e karakterit dhe të veprimit dramatik.Disa nga subjektet e veprave të tij, Shekspiri i ka marrë nga burime të ndryshme (mitologjia, historia, legjenda, drama të tjera), por i ka ripunuar me aq mjeshtëri, sa i ka bërë të tingëllojnë tërësisht origjinale. Pikturë e mbështetur te komedia “Ëndrra e një nate vere”VERIFIKONI NJOHURITË Cilat janë periudhat e krijimtarisë së Shekspirit? Cilat janë karakteristikat e veprës së tij? Ndahuni në dy grupe kërkimore. Grupi i parë të grumbullojë materiale rreth jetës së Shekspirit, ndërsa grupi i dytë rreth veprës së tij. Punë kërkimore individuale ose në grupPUNË KRIJUESE Gjatë hulumtimeve për jetën e Shekspirit do të dalloni se ekzistenca e tij është vënë në dyshim. Shkruani një ese krahasuese, duke paraqitur argumentet e studiuesve të Shekspirit, por duke dhënë edhe opinionin tuaj lidhur me këtë çështje. Zgjidhni monologë ose skena dyshe nga vepra të ndryshme të Shekspirit dhe bëni prova për t’u përgatitur për një konkurs shekspirian. Kushtojini rëndësi stilit dhe gjuhës së tij të fuqishme poetike. 3ORWsVRMHQLSDUDTLWMHQWXDMPHHOHPHQWHWsWMHUDVLfflNRVWXPHREMHNWHUHNXL]LWHGKHVNHQRJUD¿NHmuzikë, efekte etj.

