Page 89 - Demo
P. 89


                                    87TEMATIKA 3HISTORIA E TEATRIT DHE SHOQËRIA7HDWULNODVLNX]KYLOOXDNU\\HVLVKWQs)UDQFsGKHPsSDNQsYHQGHWsWMHUD$LXPEsVKWHWQsLGHDOHWGKHarritjet më të mira të antikitetit greko-romak (prandaj u quajt ndryshe edhe neoklasik) dhe përpunoi rregulla dhe parime që e kthenin atë në një disiplinë të qartë ideo-artistike. TEATRI I KLASICIZMIT FRANCEZ DHE I PËRTËRITJES ANGLEZE9Doktrina klasikeParimet teorike mbi të cilat mbështetej klasicizmi u përpunuan nga poeti dhe kritiku francez, Nikola Bualo (Nicolas Boileau), 1631-1669, në veprën e tij “Arti poetik”.Sipas Bualoit, vepra duhej të kishte një ekuilibër të jashtëm e të brendshëm të dukshëm, të kishte tema me karakter universal dhe frymëzim nga arti antik greko-romak. Ajo duhej të respektonte normat e mirësjelljes, të shijes së shëndoshë dhe zhanret nuk duhej të përziheshin, as komikja me tragjiken apo liriken. (YsUWHWDGKHHQDW\\UVKPMDLVKWHQMsNsUNHVsWMHWsUSsUDUWLQNODVLN³/HWsMHWsQDW\\UDHYHWPMDIXVKsstudimi”, shprehej Bualoi. Por me termin natyrë, artisti nënkuptonte njeriun, moralin, arsyen, ndjenjat dhe karakterin e tij. Ato cilësi që lidheshin me interesat e mëdha njerëzore. Rregulla e tri uniteteve: uniteti i kohës, uniteti i vendit dhe uniteti i veprimit, ishte një kërkesë tjetër që drama dhe teatri klasik francez huazonte nga drama dhe teatri i antikitetit. Bualoi shprehej se në teatër duhej të pasqyrohej një ngjarje e caktuar, në një kohë dhe në një vend të caktuar. Por, nga të tria unitetet, ai i veprimit dukej më pak i vështiri për t’u respektuar. Parimi i fundit kishte të bënte me gjetjen e një raporti të drejtë midis karakterit zbavitës dhe karakterit didaktik e edukativ që duhej të kishte teatri. 3sUIDTsVXHVLWHWHDWULWNODVLNIUDQFH]Pjer Korneji (Pierre Corneille), 1606-1684, kishte një karrierë shumë të gjatë, prej vitit 1629 deri në vitin 1674. Ai shkroi tridhjetë e tri pjesë për teatër. Vepra e tij e parë ishte “Melita”, një komedi me intrigë të ndërlikuar. Më pas ai shkroi tragjikomedi plot gjallëri, si “Klitandra” (1631) dhe komedi, si “Iluzioni komik” (1636). Korneji krijoi atëherë kur doktrina klasike ishte në përpunim e sipër. Madje, kështu ngjet edhe me NU\\HYHSUsQHWLM³6LGL´TsHD¿UPRL.RUQHMLQVLDXWRURULJMLQDO0H“Sidin”, një tragjedi që u mbështet në një pjesë spanjolle, u hap një faqe HUHRVHPsVDNWsIDTMDHSDUsHWHDWULWNODVLNWsVKHNXOOLW;9,,Pjer KornejKardinali Rishëlje (Richelieu), kreu i Akademisë Franceze mblodhi akademikët për ta gjykuar veprën dhe konkluzioni ishte se, pavarësisht se drama ishte mjaft e suksesshme, ajo nuk i plotësonte të gjitha normat e klasicizmit. Korneji u detyrua t’i pranonte kritikat dhe t’i zbatonte në veprat e tjera. Pas “Sidit”, ai i paraqiti publikut të kohës kryevepra të tjera, si “Horaci” (1640), “Cina” (1642) dhe “Poliukti” (1643), vepra, të cilat e bënë atë përfundimisht një nga përfaqësuesit më të famshëm të tragjedisë klasike. 
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93