Page 9 - Demo
P. 9
7GJUHA DHEKOMUNIKIMI TEATRORTEMATIKA 1ARTI, TEATRI DHE MENDIMI ESTETIK: KUPTIM I PËRGJITHSHËM1Që në antikitet është debatuar nëse arti është vetëm një mjet për të krijuar objekte të të bukurës dhe të kënaqësisë, për të edukuar, për të informuar, për të ndikuar e për të provokuar apo të gjitha këto së bashku.Arti është mbi të gjitha një kërkim i përhershëm për të gjetur kuptimin e sendeve dhe të dukurive. Ai na ndihmon të kuptojmë të vërtetën mbi botën ku jetojmë dhe t'u japim formë perceptimeve tona. Katarsisi ose pastrimi shpirtëror është një nga vlerat e qenësishme estetike, shoqërore dhe intelektuale të teatrit dhe të çdo veprimtarie artistike në përgjithësi.Fjalët art dhe artist hasen shpesh në bisedat e përditshme, duke u përdorur, sipas tri kuptimeve kryesore: zotësi, pasqyrim i të bukurës dhe ide, domethënie.ARTI SI ZOTËSIKur shohim një futbollist që e përdor bukur topin, ne themi se ai është “artist”. Në këtë rast, ne duam të themi se “ka aftësi të spikatura, është shumë i zoti, shumë i talentuar”. Ky kuptim rrjedh nga fjala latine ars (gjegjësja e së cilës në greqishten e vjetër është tekne), e cila përkthehet \si, talent\tet marciale\ESTETIKA, SHKENCA E SË BUKURËS DHE ARTITNëse e përdorim fjalën “art” për të përshkruar diçka që zotëron një bukuri të rrallë (një perëndim të mrekullueshëm dielli, një pikturë që rikrijon një perëndim të tillë), atëherë bëhet fjalë për një dukuri të estetikës, e cila sVKWs QMs QJD GHJsW H ¿OR]R¿Vs Ts PHUUHWme ligjësitë e së bukurës në natyrë dhe shprehjen e saj në art. Studiuesit e estetikës ose estetët, shtrojnë pyetje të tilla si: Ç’është e bukura? Po arti? A ka bukuria ekzistencë objektive përtej nesh dhe përvojës sonë si njerëz? Çfarë faktorësh natyrorë apo gjykime morale ndikojnë në perceptimin tonë për të bukurën? Për çfarë qëllimesh të tjera shërben arti, përpos kënaqjes së syrit e të veshit dhe zbutjes së ndjenjave?Klod Monet , \

