Page 91 - Demo
P. 91


                                    89TEMATIKA 3HISTORIA E TEATRIT DHE SHOQËRIAMolieri është një nga komediografët më të mëdhenj e më popullor të teatrit botëror. Ai e shkëputi komedinë nga dogmat e ngurta të klasicizmit dhe i dha asaj vendin që i takon si formë serioze arti me mundësi të mëdha shprehëse. Molieri krijoi një vepër universale, që mbetet po aq ndikuese edhe sot e kësaj dite. TEATRI I MOLIERIT10Molieri, emri i vërtetë i të cilit ishte Zhan Batis Pokëlen (JeanBaptiste Poquelin), lindi më 1622 në familjen e një borgjezi të vogël. Qysh në moshë të re, ai braktisi studimet për drejtësi dhe në vitin 1643, krijoi trupën e tij shëtitëse. I ra kryq e tërthor Francës për një kohë të gjatë dhe shkroi të gjitha pjesët që vinte me kompaninë HWLM6HULDHNRPHGLYHWs0ROLHULW¿OORLPH³6SLWXOODTHWTHVKDUDNH´më 1659 dhe u mbyll me “I sëmuri imagjinar”, më 1673. Ndërkaq, ai krijoi dhe shfaqi para bashkëkohësve të vet kryeveprat e teatrit NODVLNVL³7DUWX¿´³'RQ=KXDQL´³0L]DQWURSL´³.RSUUDFL´fl³%RUJMH]L¿VQLN´HWM-RWsJMLWKDYHSUDWHtij kanë arritur deri në ditët tona. 7HDWULLVKWHMHWDH0ROLHULW$LLVKWHQsWsQMsMWsQNRKsDNWRU UHJMLVRUdrejtues trupe dhe autor. Ishte, gjithashtu, edhe një nga teoricienët NU\\HVRUsWsGUDPDWXUJMLVsVsVKHNXOOLW;9,,0ROLHULNRPSR]RLQJDkomeditë e plota satirike më jetëgjata e më domethënëse të të gjitha kohërave, disa në vargje dhe disa në prozë, si dhe disa farsa dhe komedi të shkurtra. Si komedian, ai mund të radhitet ndër mjeshtrit e shquar të këtij zhanri, të tillë si Aristofani dhe Plauti. Në një epokë si ajo e barokut të hershëm, të dominuar nga stili formal neoklasik i tragjedive të Kornejit dhe të Rasinit, Molieri i dha komedisë vendin që i takon si formë arti serioze dhe me mundësi të mëdha shprehëse.Komedia e parë që e bëri atë të njohur, “Spitullaqet qesharake”, godiste drejtpërdrejt një dukuri shoqërore të kohës, spitullimin ose preciozizmin. Molieri krijoi me mjeshtëri dhjetëra karaktere të Molierispikatura, kryesisht të dhëna njëherë e përgjithmonë, mbartës të një tipari negativ që zmadhohet për efekt komik dhe moral. Kaq popullore janë veprat dhe karakteret që ai krijoi, saqë ato kanë hyrë në kulturën dhe fjalorin e përditshëm të shoqërisë bashkëkohore. Shpesh në vend që të themi koprrac, themi harpagon, në vend të themi hipokrit themi tartuf, në vend që të themi mashtrues themi don zhuan e kështu me radhë. Pas “Spitullaqeve qesharake” ai shkroi dhe shfaqi, më 1661, komedinë “Shkolla e burrave”, dhe më 1662 komedinë “Shkolla e grave”. Suksesi i kësaj të fundit ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm. Madje, përveç reagimeve ndaj ideve të shprehura nga Molieri në vepër, shkaktoi edhe smirën e autorëve xhelozë. Komeditë e tij u ndikuan u ndikua nga komedia romake, FRPPHGLDGHOO¶DUWHGKHIDUVDIUDQFH]H7squajtura rëndom serioze, ato nuk janë zhanre të pastra, por mbartin, si elemente komike e satirike, 
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95