Page 92 - Demo
P. 92
90TEMATIKA 3HISTORIA E TEATRIT DHE SHOQËRIAMolier \e shquar Robert NdrenikaTeatri i Molieritashtu edhe elemente dramatike dhe tragjike, gjë që e shkëput atë nga dogmat e ngurta të klasicizmit. Për shkak të kësaj, ai nuk u pranua në Akademinë Franceze; vendi i tij, edhe sot e kësaj dite, ka mbetur i pazëvendësueshëm.Ai vdiq në skenë duke luajtur komedinë “I sëmuri imagjinar” (1673). Për shkak të armiqësive që kishte krijuar nëpërmjet veprës së tij, atij iu refuzua që në varrim t’i sillnin priftin. U desh ndërhyrja e Luigjit ;,9 TsW¶L EsKHM QMs QGHULP L NULVKWHUs Qsvarrim.Rreth vitit 1680, periudha e shkëlqyer e dramaturgjisë franceze mori fund; Korneji dhe Rasini nuk vazhdonin të shkruanin më, kurse kompania e Molierit u shkri me një kompani tjetër për të formuar teatrin e parë kombëtar francez (që ekziston ende e kësaj dite) dhe që quhet Comèdie Française.VERIFIKONI NJOHURITË Cilat janë ato aspekte në krijimtarinë e Molierit ku ai i theu parimet e ngurta të klasicizmit? Pse vepra e Molierit mbetet aktuale edhe sot e kësaj dite? Shpjegim termashFRPqGLHIUDQoDLVH– komedi franceze. SUHFLR]L]sPVSLWXOOLP – mani për të folur me një stil të stërholluar, por të panatyrshëm. Përmes kërkimeve në literaturën e shkruar ose në internet, zgjeroni njohuritë tuaja rreth teatrit të Molierit, duke përfshirë të gjitha aspektet e këtij teatri: karakteristikat e komedive, veçoritë e mënyrës së interpretimit të aktorëve, të kostumeve, të arkitekturës së teatrove të kohës, të skenës etj.Punë kërkimore individuale ose në grupPUNË KRIJUESEZgjidhni një nga pjesët e njohura të Molierit dhe lexojeni atë në grup, duke u ndarë sipas roleve. Që leximi të jetë sa më i frytshëm, duhet që ta keni lexuar pjesën paraprakisht në shtëpi. Në qoftë se këtë pjesë të Molierit, grupi juaj do ta vinte në skenë, si do ta parashtronit vizionin e shfaqjes? Shkruani një ese dhe pastaj diskutoni së bashku për të gjitha elementet: atmosferën, LQWHUSUHWLPLQ H DNWRUsYH VNHQRJUD¿Qs NRVWXPHWPX]LNsQ HWMKërkoni foto dhe materiale ndihmëse në lidhje me to. Zgjidhni një monolog nga kjo pjesë, mësojeni përmendësh dhe interpretojeni para klasës.

