Page 99 - Demo
P. 99
97TEMATIKA 3HISTORIA E TEATRIT DHE SHOQËRIAVKNDTHWHVsPXQGMHYHWsVKRTsULVsVLoNsUNRQWHGRNWRULVsPXQGMHQHSDFLHQWLW7HDWULSUDGXKHMWsekspozonte infeksionin social me gjithë shëmtinë e tij. Duke u mbështetur te Darvini, teatri duhej t’i trajtonte qeniet njerëzore si produkte të trashëgimisë dhe të mjedisit. Rezultati do të ishte një dramë që shpesh vizatonte anën e shëmtuar të jetës dhe jepte një pikëpamje pesimiste të saj. Disa pjesë të August Strindbergut dhe të Maksim Gorkit (1868-1936), me dramat e tij “Mikroborgjezët” (1901), “Fundërrinat” (1902), “Njerëzit e verës” (1904), “Fëmijët e diellit” (1905), “Armiqtë” (1906), etj., iu afruan kërkesave të natyralizmit. VERIFIKONI NJOHURITË Cilat ishin kushtet historiko-shoqërore dhe intelektuale që bënë të mundur lindjen e realizmit në teatër? Cilat janë karakteristikat e veprës së Ibsenit dhe çfarë roli luajti ajo për zhvillimin e teatrit të kohës së tij dhe të kohës sonë? Çfarë e bën veprën e Çehovit të veçantë, krahasuar me autorë të tjerë bashkëkohës të tij?Shpjegim termashdramë debat – dramë që e vë theksin kryesor në trajtimin serioz të debatit të LGHYHVKRTsURUHPRUDOHGKH¿OR]R¿NHYRGHYLO IU – shfaqje varieteje ku mbisundon muzika, skeçet komike, xhonglerimet, numrat me kafshë etj. Disa vepra të rëndësishme të Ibsenit dhe të Çehovit kanë pasur jetën e tyre skenike edhe në teatrin shqiptar. Nëpërmjet kërkimeve tuaja, merrni sa më shumë informacion për vënien e tyre në skenë. Shkëmbeni informacionin në klasë.Punë kërkimore individuale ose në grupPUNË KRIJUESE INDIVIDUALE OSE NË GRUP Lexoni veprën e Ibsenit “Shtëpia e kukullës” dhe bëni një analizë të hollësishme të përmbajtjes, formës dhe karaktereve të saj. Pas kësaj, zgjidhni fragmente ose monologë, ndahuni në grupe të vogla ose individualisht dhe, pasi të keni bërë prova mjaftueshme gjatë kohës së lirë, shfaqini para klasës. Në fund, votoni për realizimin më të mirë.

