Page 10 - Demo
P. 10


                                    Nxënësi/ja:1.2 Rëndësia e ruajtjes së informacionit  Kodifikimi i informacionit”Çfarë është ky informacion që ne e ruajmë, e zhvendosim apo e transformojmë? E gjithë bota mendon se e di se çfarë është. Për shkencëtarët (fizikanë, informaticienë etj.), informacioni ka një përkufizim të saktë, i cili i referohet gjithmonë një modifikimi që i bëhet një elementi hardware. Informacioni i marrë nga një sistem është raporti i përgjigjeve të mundshme të këtij sistemi para dhe pas dërgimit të informacionit.Kompjuteri e ruan informacionin vetëm në formë numerike në memorien e tij apo në materiale të ndryshme hardware. Një mënyrë e tillë e ruajtjes së të dhënave bën të mundur që çdo gjë të futet brenda të njëjtit material, si p.sh., brenda një CD-je. Por, për më tepër, të dhënat bëhen të zotërueshme për t’u përpunuar sipas metodave nga më modernet. Ne mund të kërkojmë, transformojmë, krahasojmë, renditim çdolloj të dhëne, duke pasur parasysh që një informacion numerik mund të ruhet pafundësisht pa u prishur.”Historia e Informatikës, Internetit dhe Web-it, Y. D. Rigoutsos kupton skemën e kodifikimit të informacionit te kompjuterat.Lexoni tekstin e mëposhtëm. Si e kuptoni sipas tekstit fjalën informacion?Shpjegoni përparësinë e përdorimit të kompjuterit për përpunimin e informacionit.Aktivitet:Në fund të viteve ’30, Claude Shanon1 tregoi se duke përdorur ndriçuesit që kanë dy gjendje, është e mundur të kryhen veprime logjike. Kjo teori do të përbënte bazën për kodifikimin binar të informacionit, që përdoret tek kompjuterat. Ky sistem do të ishte shumë i rëndësishëm për ecurinë e zhvillimeve kompjuterike, sepse do të mundësonte ruajtjen dhe përpunimin më të mirë të informacionit. Sipas këtij sistemi, informacioni i përpunuar merr dy vlera, 0 dhe 1, që kanë të bëjnë me gjendjen e procesorit 0 (nuk kalon rrymë në procesor) dhe 1 (kalon rrymë në procesor). Biti është njësia më e vogël e matshme e informacionit dhe mund të ketë vlerën 0 ose 1. Sistemi, i cili përdor vetëm shifrat 0 dhe 1, quhetsistemi binar. Kështu, me një bit përftohen dy gjendje dhe me dy bite përftohen 4 gjendje të ndryshme. Përgjithësisht, numri i bit-eve të nevojshme për të kodifikuar një karakter ka qenë 8. Nëpërmjet kombinimeve të 8 biteve mund të përftohen 256 (pra 28) gjendje. 1 Claude Shanon, matematikan amerikan, inxhinier elektrik dhe kriptograf, i njohur si “babai i teorisë së informacionit”.Përqendroni shikimin tuaj te ndriçuesi i klasës. Tek ai kemi dy gjendje, që në fakt na japin dy informacione: llamba e ndezur ose llamba e fikur. Nëse në klasë ka më shumë se një ndriçues, përpiquni të shpjegoni në sa mënyra të ndryshme mund ta ndriçoni ambientin. Jepni një vlerësim mbi numrin e mënyrave të ndriçimit të klasës në një rast të përgjithshëm, në rast se do të kishim “n” ndriçues.Aktivitet:Gjendja Biti 1 Biti 2Gjendja 1 0 0Gjendja 2 0 1Gjendja 3 1 0Gjendja 4 1 18
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14