Page 100 - Demo
P. 100
Nxënësi/ja:3.13 Administrimi i ngjarjeve në JavaScriptJS krijon mundësinë për të përdorur ngjarje të ndryshme. Ngjarjet në JS janë kode që mundësojnë reagimin ndaj asaj që ndodh në shfletues, si p.sh.: klikimi i një butoni me maus. Çdo ngjarje shoqëron një element të caktuar të html sipas rendit të fjalëve: < emri tagut On_ngjarja =”function()”>, ku On_ngjarja përfaqëson një veti që shoqëron tag-un përkatës në html. Në mënyrë të përmbledhur, ngjarjet më të përdorura në JSparaqiten në tabelën e dhënë.OnFocus Kjo ngjarje përdoret për të treguar që një fushë të dhënash është gati për të marrë të dhëna dhe përdoruesi bëhet gati për t’i futur ato.OnBlur Kjo ngjarje përdoret kur një fushë e formularit duhet të humbasë fokusin. Kjo mund të ndodhë kur përdoruesi ka përfunduar së shkruari në kutinë e formularit dhe ka klikuar jashtë saj, ose ka përdorur tastin Tab për të kaluar te fusha tjetër. OnChange Kjo ngjarje është e ngjashme me ngjarjen OnBlur, por me një ndryshim. Në këtë rast, jo vetëm që ka humbur fokusi, po edhe përmbajtja e fushës ka ndryshuar nga përdoruesi. Kjo ngjarje përdoret me tag-et:

