Page 102 - Demo
P. 102


                                    Nxënësi/ja:3.14 Rezervimi i emrit të domain-it dhe i vendit në serverPër t’i vendosur një emër faqes suaj duhet të dini që në të shumtën e rasteve do t’ju duhet të paguani. Çmimi ndryshon në varësi të prapashtesave që dëshironi t’i vendosni emrit të faqes suaj, p.sh. prapashtesa .info kushton pak dhe mund të shihet si një mundësi e mirë. Në rast se ju dëshironi një adresë që klikohet më shpesh, duhet të përdorni prapashtesën .com ose .al, të cilat kanë një çmim më të lartë se ajo .info. Emri i domain-itRezervimi i një adrese domain-i mund të kryhet në dy mënyra: •	 duke kaluar nga një regjistër i specializuar, i cili administrohet nga ICANN (organizata që administron emrat e domain-eve në nivel ndërkombëtar), një organizëm që u shërben të gjithë atyre që dëshirojnë të publikojnë site-t e tyre; •	 duke rezervuar emrin e domain-it nëpërmjet ndihmës nga ana e kompanisë që do të marrë përsipër ruajtjen (host) e site-it tuaj në web server. Kjo është një metodë efikase dhe e rekomandueshme për faktin se mundëson edhe publikimin e faqes suaj në web, në rast se do të keni nevojë për këtë shërbim. Ruajtja në server Pamja e një serveri është paraqitur në figurën 1. Kjo formë e serverit bën të mundur që ai të vendoset në struktura mbajtëse, të cilat janë të montuara brenda një “dollapi” që ndryshe njihet si Rack (fig. 2). Serveri lidhet me ekran vetëm në rast se ky i fundit mund të ketë një problem. Në pjesën më të madhe të kohës ai punon pa qenë i lidhur me ekranin. Administrimi i serverave kryhet zakonisht nga kompani, të cilat marrin përsipër të sigurojnë funksionimin e mirë të tij përgjatë 24 orëve të çdo dite të javës. Në rast se njëri prej tyre pëson defekt, të gjitha faqet e ndodhura në të nuk mund të shihen më nga klientët. Kompanitë që administrojnë serverat për ruajtjen e faqeve web, ndryshe nga regjistrat e domain-eve, janë të shumtë në numër. Gjithsesi, ka disa klasifikime të vendeve ku ruhen faqet, të cilat duhen pasur parasysh kur dëshirojmë të blejmë një emër dhe vendin për ruajtjen e faqeve. Publikimi i faqeve web njeh elementet dhe hapat që duhen ndjekur për publikimin e një faqeje web.Kompjuterat komunikojnë midis tyre duke përdorur numra, të cilët, nga protokolli që i përdor quhen adresa IP. Me siguri, tanimë mund të jeni ambientuar me numrat e telefonit, ndërsa me përdorimin e IP-së ende jo. Emri i domain-it është si një kontakt i zakonshëm në numëratorin telefonik. Në njërën anë është emri i kontaktit (emri i domain-it), në anën tjetër është numri (adresa IP) e serverit. Nëse nuk do të ekzistonin domain-et, atëherë do të përdoreshin vetëm adresat IP. Kështu, nëse serveri ku ndodhet faqja web ka IP të dhënë 123.456.789.123, adresa e website-it tuaj, e cila quhet siteIm, do të ishte 123.456.789.123/~siteIm.• Jepni mendimin tuaj për përdorimin e IP në vend të domain-it.• Cilat mund të jenë përparësitë që ju do të veçonit për përdorimin e domain-eve? Aktivitet:Fig. 1Fig. 2100
                                
   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106