Page 103 - Demo
P. 103


                                    TEMATIKA 3 PROGRAMIMI NË WEB• Ruajtja e ndërsjellë (Mutual host). Nëse zgjidhni këtë opsion, faqja juaj do të vendoset në një server, i cili administron një shumëllojshmëri faqesh. Ky është opsioni më i këshillueshëm dhe më pak i kushtueshëm nëse dëshironi të postoni faqen tuaj në web.• Ruajtja e dedikuar virtuale. Në këtë rast, serveri administron shumë pak faqe (zakonisht më pak se 10). Ky opsion është i përshtatshëm për ato faqe që kanë një numër të lartë vizitorësh dhe që nuk mund të paguajnë një ruajtje të dedikuar (shpjegimi më poshtë).• Ruajtja e dedikuar (e quajmë shpesh edhe serveri i dedikuar). Është një nga opsionet më të veçanta, pasi serveri administron vetëm faqen tuaj dhe asnjë tjetër. Ajo që duhet të keni parasysh është se ky opsion kushton shumë shtrenjtë dhe kërkon njohuri në Linux për të administruar serverin në distancë. • Ruajtja në cloud. Aktualisht, ky është opsioni më “në modë”. Në këtë rast, faqja jonë dërgohet në një server virtual, i cili është i ngjashëm me ruajtësin e dedikuar virtual, por i rrethuar nga një numër i madh shërbimesh për të mundësuar administrim më të thjeshtë të rrjetit, të të dhënave etj. Në fakt, ruajtja në cloud pëdoret më tepër për faqet mesatare ose të mëdha. Opsionet më të njohura të kësaj kategorie janë: MicrosofT Azure, Amazon Web Services, dhe Google Cloud. Për të zgjedhur opsionin që dëshironi, mund të kërkoni në Google web host, ku do të gjeni një mori mundësish.  Çfarë mund t’ju sigurojë një web host?Pasi të keni zgjedhur adresën ku do të ruani faqen tuaj web, ndiqni të gjitha udhëzimet e kompanisë që e ofron këtë shërbim. Për këtë veproni si më poshtë: • Zgjidhni emrin e domain-it që doni. Duhet të shihni me vëmendje se çfarë mesazhi shfaqet kur ju shkruani emrin, pasi ai duhet të jetë unik.• Vendosini prapashtesën domain-it. Vëreni me kujdes pagesën përkatëse.Pas kësaj, në e-mail-in tuaj duhet të merrni: • emrin tuaj të përdoruesit; • fjalëkalimin, i cili ju lejon të lidheni me web serverin.Tashmë mund ta dërgoni faqen tuaj në web server. E vërtetë apo e gabuar?1. WWW është e detyrueshme. V G2. Prapashtesa mund të vendoset sipas dëshirës së krijuesit të faqes së web-it. V G3. Regjistrat e emrave të domain-eve janë të shumtë në numër dhe kanë çmime të ndryshme. V GRretho përgjigjen e saktë.1. Ruajtja në cloud e faqeve web ngjason më shumë me:a) ruajtjen e ndërsjellë; b) ruajtjen e dedikuar virtuale; c) ruajtjen e dedikuar.101
                                
   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107