Page 104 - Demo
P. 104


                                    Nxënësi/ja:3.15 Përdorimi i FTP-sëPër të përdorur protokollin FTP, i cili është protokolli më i njohur për transferimin e skedarëve në server nëpërmjet rrjetit, duhet të instalojmë programe që e kanë të zbatuar atë. Disa nga këto programe janë falas, të tjerat me pagesë. Një nga programet më të njohura është FileZilla, i cili ofrohet pa pagesë. Hapat që duhet të ndiqni për të përdorur FileZilla-n janë:1. shkarkoni FileZilla(bëni kujdes të shkarkoni versionin që i përshtatet sistemit operativ të kompjuterit tuaj); 2. instaloni dhe hapni programin, ku do të shfaqet dritarja e mëposhtme (fig. 1). Publikimi i faqeve Web, protokolli FTP njeh elementet dhe hapat që duhen ndjekur për publikimin e një faqeje web.Në mësimin e kaluar, ju u njohët me hapat për sigurimin e domain-it dhe vendit të ruajtjes së faqeve web. Hulumtoni në internet se cilat janë kompanitë në vendin tonë që ofrojnë shërbime të tilla. Cilat prej tyre kanë çmimet më të leverdishme për shërbimin që mundësojnë? A mund të ketë kompani që e ofrojnë këtë shërbim pa pagesë? Cilat mund të jenë kufizimet e tyre? Aktivitet:Kjo dritare përmban 4 hapësira të rëndësishme: Hapësira (1) ju mundëson të shihni mesazhin që dërgon dhe merr programi. Kjo hapësirë nuk është një faqe e mirëfilltë pune. Ajo shërben për të afishuar mesazhe të keqfunksionimit, të cilat zakonisht shfaqen me ngjyrë të kuqe. Hapësira (2) shërben si njësia qendrore. Në pjesën lart shfaqen dosjet dhe në pjesën poshtë, dokumentet e dosjes me të cilën po punoni. Hapësira (3) në të djathtë shërben për të shfaqur listën e dokumenteve të dërguara në serverin në internet. (Kjo hapësirë do të mbushet pasi ju të keni krijuar faqen tuaj të web-it dhe kur të dëshironi ta shfaqni atë në internet). Hapësira (4) shërben për shfaqjen e dosjeve që janë duke u dërguar. 4321Fig. 1102
                                
   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108