Page 105 - Demo
P. 105


                                    TEMATIKA 3 PROGRAMIMI NË WEB Konfigurimi i programit FileZillaPër të bërë të mundur dërgimin e skedarëve në server nëpërmjet programit FileZilla, pikësëpari ju duhet të lidheni me serverin. Të dhënat që duhet të jepni, janë: IP, emri i përdoruesit, fjalëkalimi. 1. IP-ja është adresa e serverit. Ju mund të përdorni emrin e tij, p.sh. ftp.siteIm.com, apo adresën IP që është një seri numrash, p.sh. 193.198.1.1.2. Emri i përdoruesit përfshin të dhënat që ju identifikojnë si përdorues (kujtoni hapat që ndoqët në mësimin e kaluar): kur ju rezervoni një vend në server, kompania që e administron atë, duhet t’ju pajisë me emrin e përdoruesit.3. Fjalëkalimi është “çelësi” për të futur të dhënat tuaja në server. Përveç emrit të përdoruesit, kompania do t’ju japë edhe fjalëkalimin. Për të bërë lidhjen me serverin duhet të veproni si më poshtë:1. klikoni mbi ikonën e vogël në të majtë, e cila ka figurën e komandës së lidhjes me FileZilla; 2. në dritaren që hapet, klikoni New site dhe vendosni emrin që ju dëshironi t’i jepni web-it tuaj (fig. 2);3. në të djathtë, ju duhet të vendosni 3 informacionet e shpjeguara më lart; Emri i faqes suaj të web-itFjalëkalimi1. Instalo në kompjuterin tënd FileZilla ose një tjetër kod FTP që njeh. 2. Lidhu me serverin e hostimit dhe vendosi një emër faqes sate. Më pas vendosi emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e dhënë nga hosti ose të krijuar nga ti.3. Transporto një dosje të formateve .pdf, .jpeg, .mp4, që dëshiron të shfaqësh në internet. 4. pasi të keni plotësuar të dhënat si në figurën e mësipërme, klikoni Connect.Për të bërë transferimin e dosjeve veproni në këtë mënyrë:1. hyni në njësinë tuaj qendrore (te pika 2 e dritares kryesore të FileZilla-s) dhe në të kërkoni skedarët me prapashtesat .html, ose .css, .jpg, .png, .gif etj., të cilat janë pjesë e website-it tuaj; 2. klikoni dy herë mbi dosjen të cilën doni të transportoni. Ajo duhet të shfaqet në të djathtë. Në këtë mënyrë, skedarët dërgohen në server dhe mund të lexohen nga të gjithë përdoruesit e web-it. Emri i përdoruesitFig. 2103
                                
   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109