Page 107 - Demo
P. 107


                                    Ndërtoni kodin në html që krijon një tabelë të ngjashme me atë në figurën 2:Shënim. Cilësitë e tag-eve që janë përdorur jepen më poshtë:width=”60%” cellspacing=10 border=2 cellpading=10, colspan=3, bgcolor=”green”, align=”center”,rowspan=”2 “align=”center” valign=”middle”4. Ndërtimi i formularëveTag-u  përdoret për të pranuar informacionin nga përdoruesi. Një fushë input mund të jetë një fushë teksti, një kuti për kërkim, një fushë fjalëkalimi, një buton radioje, një buton, një imazh etj. Çdo tag INPUT ka vetëm një cilësi.Text Boxa. Krijoni një Text Box për emrin e login-it dhe një kuti fjalëkalimi me emrat L1 dhe P1.b. Gjatësia maksimale e emrit të login-it të jetë 10 karaktere dhe e fjalëkalimit të jetë 6 karaktere.c. Madhësia e Text Box-it në ekran të jetë 20 dhe e kutisë së fjalëkalimit të jetë 10.Reset dhe Submita. Krijoni një buton Reset në formular për shfaqjen e tekstit Rivendos vlerat. b. Krijoni një buton Submit në formular për shfaqjen e tekstit Ruaj vlerat.Text Areaa. Krijoni një Text Area për Profili im që të ketë 4 rreshta dhe 20 kolona të dukshme në formular.b. Text Area të ketë tekstin e paracaktuar si Emri im është…Scroll Boxa. Krijoni një Scroll Box për Lëndët që mësoni në shkollë. Numri i dukshëm i rreshtave të jetë 5 dhe lënda e tretë të jetë e zgjedhur si default.b. Krijoni një List Box për Loja që më pëlqen.Për pjesën e formularëve mund të ndërtoni një formular si në figurë ose një tjetër që ju duket më i përshtatshëm.5. FundiNë kornizën e fundit, mund të vendosni çdo gjë që dëshironi. Nëse ju pëlqejnë figurat, vendosni një tabelë me figura, ndërtoni një galeri me figura ose vendosni figura ndërvepruese duke përdorur funksionet e JavaScript etj. Mund të shkoni më tej edhe me formularët, duke vendosur opsionet e JavaScript për butona të ndryshëm. Krijoni formula duke vendosur link, figura etj. Tashmë keni fituar njohuritë e mjaftueshme për të ndërtuar një faqe web funksionale. Përpiquni të ndërtoni një të tillë, duke pasur një tematikë të caktuar, për shembull faqen web të shkollës suaj, për promovimin e turizmit, për një organizatë që ju mbështesni, si p.sh. për mbrojtjen e kafshëve, për qytetin/fshatin tuaj apo edhe një faqe web për përvojat personale në mësim. Zgjidheni tematikën sipas dëshirës. TEMATIKA 3 PROGRAMIMI NË WEBFig. 2105
                                
   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111