Page 108 - Demo
P. 108
Megjithëse vitet e fundit shkencat kompjuterike kanë njohur një revolucion të ri, sërish sfidat për t’u kapërcyer mbeten të shumta. Në këtë kapitull do të hapet një dritare për të mësuar se si shkruhen algoritmet dhe programet. Fillimisht, nxënësit do të njihen me algoritmet, rregullat për shkrimin e tyre, duke vazhduar më pas me shqyrtimin e disa algoritmeve më të përdorura në informatikë, sikërkimi dhe renditja. Më tej do të shpjegohet me shembuj praktikë përdorimi i strukturave të të dhënave, menaxhimi i veprimeve të hyrjeve/daljeve të informacionit në program, duke instaluar fillimisht programet bazë që nevojiten për programim. Në mbyllje të kësaj tematike, nëpërmjet një platforme të mirëpërcaktuar, nxënësit do të ushtrohen të krijojnë vetë produkte software-ike. “Shumica e programuesve nuk programojnë për arsye përfitimi apo për t’u vlerësuar nga përdoruesit e kompjuterave, por sepse e kanë pasion profesionin e tyre”. Linus Torvalds, krijuesi i sistemit operativ LinuxTematika 4programim, algoritëm, gjuha Scratch, gjuha C, qasjet e programimit, ndërtimi i projekteveProgramimidhe AlgoritmikaKoncepte kyçe:

