Page 109 - Demo
P. 109
Nxënësi/ja:2.1 Algoritmet, përkufizimet dhe rregullat bazë 4.1Në jetën e përditshme për zgjidhjen e një problemi përdorim logjikën, përvojën, njohuritë dhe intuitën duke përcaktuar kështu disa hapa që duhen ndjekur. Kompjuteri na ndihmon për kryerjen e shumë detyrave siç janë njehsimi, shkrimi i tekstit, kërkimi i informacionit apo vizatimi. Por ai nuk mund të kryejë këto detyra në mënyrë të pavarur nëse nuk i jepen udhëzimet e përcaktuara qartë nga njeriu, të cilat njëhen si algoritmet. Zhvillimi i një algoritmiPër zhvillimin e algortimit duhet të ndiqen disa proçedura të paracaktuara të cilat jepen në figurën 1.1. Kuptimi i problemitPraktikisht, gjëja e parë që ju duhet të bëni përpara se të ndërtoni një algoritëm, është të kuptoni shumë mirë problemin e dhënë. Këshillohet që më parë të zhvilloni disa shembuj me shkrim (me laps dhe me letër), për të kuptuar më mirë problemin dhe të përcaktoni përgjigjen për raste të veçanta. Në aplikacionet kompjuterike janë disa probleme që hasen shumë shpesh, si kërkimi, renditja, shtimi apo heqja e një elementi. Një hyrje e një algoritmi përcakton një rast të problemit, të cilin algoritmi merr përsipër ta zgjidhë. Është shumë e rëndësishme të përcaktohet bashkësia e hyrjeve që merr përsipër të zgjidhë algoritmi. Disa pyetje që do t’ju ndihmojnë në këtë fazë janë:• Cilat janë hyrjet për problemin? • Cilat janë daljet e problemit? • Cili është rendi i udhëzimeve për algoritmin?• Çfarë vendimesh duhen marrë për problemin? 2. Marrja e vendimevePasi keni kuptuar problemin, duhet të siguroheni për kapacitetin e makinës në të cilën do të ekzekutohet programi përkatës (p.sh., një program mund të jetë shumë i vështirë për një telefon, por jo për një laptop). Gjithashtu, duhet të vendosni nëse doni një zgjidhje ekzakte për problemin apo një zgjidhje të përafërt. Në fakt, sot janë të shumta problemet që nuk mund të zgjidhen në mënyrë ekzakte, si p.sh., llogaritja e rrënjës katrore të një numri kupton përkufizimin e algoritmeve; njeh skemën si kalohet nga një problem te programi software për zgjidhjen e tij; përvetëson rregullat për shkrimin e algoritmeve. Aktivitet:Çfarë kuptoni me algoritëm? Nëse kemi një varg numrash, p.sh. 4, 9, 6, 5, 7, 2, 1, a mund të propozoni një strategji për të gjetur numrin më të vogël në këtë varg?Kuptimi i problemitVendimi mbi:mënyrën e llogaritjes,zgjidhje ekzakte apo të përafërt,teknikat e hartimit të algoritmit Krijimi i algoritmitProva e vërtetësisëAnaliza e algoritmitKodimi i algoritmitFig. 1Algoritmi është një tërësi udhëzimesh shumë të qarta për zgjidhjen e një problemi, duke duke përftuar daljen e kërkuar për çdo hyrje të caktuar në një kohë të fundme.107

