Page 11 - Demo
P. 11
TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITNjësia e informacionit me 8 bite u quajt Byte (e cila vjen nga anglishtja dhe lexohet bajt) dhe shënohet me B. Kështu, Byte do të përfaqsonte njësinë më të vogël të adresueshme në memorien e kompjuterit. Disa shumëfisha të Byte-s janë:1 byte (B) 8 bit1 Kilobyte (KB) 210B=1024 B1 Megabyte (MB) 210KB=1024KB=1024x1024 B1 Gigabyte (GB) 210MB=1024MB=1024x1024x1024 B1 Terabyte (TB) 210GB=1024GB=1024x1024x1024x1024 B1 Petabyte (PB) 210TB=1024TB=1024x1024x1024x1024x1024 B Përpunimi i informacionitPër përpunimin e informacionit është i nevojshëm përdorimi i software-ve. Një software është një program ose një bashkësi programesh kompjuterike. Nga ana tjetër, një program është një bashkësi udhëzimesh që duhet të ndiqen dhe përpunohen nga procesori i kompjuterit. Një software konsiderohet si një vepër shkencore origjinale dhe për këtë, ai mbrohet juridikisht. Në pothuajse të gjitha shtetet piratimi i tyre është i ndaluar me ligj. Dallojmë dy familje të mëdha të software-ve: ato të sistemit dhe ato të aplikacioneve.1. Software të sistemit janë ato që kontrollojnë punën e kompjuterit duke luajtur rolin e ndërfaqes makinë/njeri. Ato kryejnë punë shumë të rëndësishme, megjithëse jo realisht të dukshme për përdoruesit e kompjuterit, si menaxhimin e skedarëve në disk, të ekranit, të hardware-ve të ndryshme (driver-at) etj. Pra, këto lloje software-sh përbëjnë një pjesë të sistemit operativ të kompjuterit. Këto software mund t’i klasifikojmë në katër kategori:• Sistemi i operimit: është një program, i cili vepron si një ndërfaqe ndërmjet përdoruesit dhe kompjuterit. Pa sistemin e operimit kompjuteri është i padobishëm. • Kompilatori: është një përkthyes gjuhe që përkthen programet e gjuhëve të nivelit të lartë në gjuhë makine. Ai konverton të gjithë programin njëherësh dhe raporton të gjitha gabimet e tij. Programi i përkthyer quhet programi objekt ose kodi objekt.• Interpretuesi: është një procesor gjuhe, që konverton programet e gjuhëve të nivelit të lartë në një gjuhë makine. Ky është një program më i vogël se kompilatori.• Assembler: është një përkthyes gjuhe që, një program të shkruar në gjuhë Assemblere kthen në gjuhë makine.2. Software të aplikacioneve janë programe të gatshme (gati për përdorim), të prodhuara nga persona apo kompani, për përdorime të ndryshme. Disa shembuj të këtyre aplikacioneve, të klasifikuara sipas funksioneve të përdorimit të tyre janë paraqitur në tabelën e mëposhtme.9

