Page 110 - Demo
P. 110


                                    TEMATIKA 4 PROGRAMIMI DHE ALGORITMIKAapo zgjidhja e ekuacioneve jolineare. Gjithashtu, është e rëndësishme të hulumtoni nëse algoritmi i kërkuar bën pjesë në njërën nga kategoritë e njohura në algoritmikë. Algoritmet klasifikohen sipas një ideje bazë që ato ndjekin. Kështu, kemi klasën e algoritmeve të drejtpërdrejta (brute force), përça dhe sundo(divide and conquer), lakmitare (greedy) etj.3. Zhvillimi i algoritmitAshtu si në matematikë, ju duhet të zhvilloni zgjidhjen e problemit dhe, për më tepër, ta shkruani atë sipas rregullave specifike. Janë dy mundësitë për shkrimin e algoritmeve:•	 Pseudokodi. Është një përzierje e gjuhës natyrale dhe e gjuhës së programimit. Pseudokodi është më i saktë se gjuha natyrale, por nuk ka rregulla aq të rrepta sa programi. Deri më sot, shkencëtarët nuk kanë një formë të vetme për pseudokodin pra ekzistojnë disa “dialekte”, por janë shumë të ngjashme me njëri-tjetrin.•	 Bllok-skemat. Në këtë rast kemi një metodë që përdor një grup figurash gjeometrike, të cilat përmbajnë përshkrime të hapave të algoritmit. Bllok-skemat përdoren kryesisht për algoritme të thjeshta. Ky lloj shkrimi u përgjigjet kryesisht personave që iu pëlqen paraqitja vizuale.4. Saktësia e algoritmitPasi algoritmi përcaktohet, ju duhet të provoni saktësinë e tij, pra ju duhet të provoni që algoritmi prodhon në dalje rezultatin e kërkuar për bashkësinë e të dhënave të përcaktuara në hyrje, në një kohë të fundme. Një teknikë e përdorur, zakonisht, për këtë provë është ajo e induksionit matematik. Nëse ju duhet të tregoni që algoritmi nuk është i saktë, atëherë mjafton të gjeni një rast të vetëm për të cilin algoritmi nuk nxjerr rezultatin e kërkuar.5. Analiza e algoritmitNe duam që algoritmi, përveçse të jetë i saktë, të ketë edhe veçori të tjera, si efikasitetin, thjeshtësinë dhe gjithëpërfshirjen. Efikasiteti vlerësohet në bazë të kohës që i duhet algoritmit për të gjeneruar rezultatin e kërkuar dhe në bazë të memories që ai zë. Thjeshtësia është një tipar më subjektiv, u cili lidhet me lehtësinë e perceptimit të algoritmit nga ana e lexuesit. Gjithëpërfshirja ka të bëjë me bashkësinë e të dhënave në hyrje që algoritmi merr përsipër të zgjidhë. Disa rregulla për shkrimin e pseudokoditPër të shkruar pseudokodit duhet të kemi parasysh disa rregulla.• Filloni algoritmin duke dhënë emrin e tij. Shpeshherë përdoren fjalët kyçe Begin dhe End për të përcaktuar fillimin dhe fundin e një algoritmi, cikli apo bashkësie udhëzimesh.• Shkruani se cilat janë të dhënat hyrëse dhe dalëse të algoritmit. Zakonisht përdoren fjalët kyçe Input/Read dhe Output/Write.• Shkruani udhëzimet që janë të përfshira brenda një cikli, duke ruajtur të njëjtën hapësirë nga fillimi i ciklit, ose të përfshira brenda kllapave gjarpëruese. • Për udhëzimet e vlerëdhënies përdoren shenja e shigjetës ←, apo e barazimit =.• Udhëzimet mund të shkruhen edhe në një gjuhë shumë afër asaj natyrale.Në figurat 2.a dhe 2.b jepen pseudokodet për algoritmin e këmbimit. Ky algoritëm merr në hyrje dy numra A dhe B dhe këmben vlerat përkatëse.Algoritëm KëmbimiInput : A,BOuput : A,BBeginC ← AA ← BB ← CEndBegin Algoritëm këmbimiRead(A,B)C ← AA ← BB ← CWRITE(A,B)EndFig. 2.a Fig. 2.b Ndërtimi i bllok-skemavePër paraqitjen e algoritmeve më shpesh përdoret paraqitja grafike në formën e një skeme, e cila quhet skema e algoritmeve ose diagrami i rrjedhës (flowchart). Në skemën algoritmike, secili veprim paraqitet me simbol të veçantë grafik. Simbolet grafike që përdoren për të bërë skemat algoritmike janë si më poshtë:108
                                
   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114